Disa të moshuar në Devoll kanë preferuar të qëndrojnë në lulishte dhe ta shtrojnë me të ngrënë dhe të pirë. Ata thanë se dolën pasi po plasnin në shtëpi.
I moshuari: Frikë kemi por dhe tani dhamë e dhamë dhe plasëm, ngelëm brenda dhe gur të kishim qenë do të kishim pëlcitur. Kam 30 minuta që kam dalë
Gazetarja: Po shoh që po pini
I moshuari: Po pimë, po rrimë një metër larg, kështu që do rrimë dhe pak
I moshuari tjetër: Nuk jemi shumë dakord me masat se duam pak liri. Sot dolëm therëm një pulë dhe po hamë e këtu. Kemi maska e doreza po i kemi hequr se po hamë.
Lajmi kryesor:
Nga sot shtohen zonat e gjelbra, në Devoll berberët të hapur para kohe! I moshuari: Dola se u qetha, isha bërë me dy koka
I.K/b.ha./ReportTv.al