Të moshuarit në Lezhë në radhë për të marrë pensionin! Vetëm një pikë postare për shpërndarjen

3 Dhjetor 2020, 22:27| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 22:45

  • Share

Radhë dhe orë të gjata në pritje!

Kjo është situata në qytetin e Lezhes, ku pensionistët qendrojnë përpara sportelit të postës për të terhequr paratë e pensionit.

Me maska, por pa respektuar distancën fizike pensionistet u mblodhën këtë të enjte në kundërshtim të plotë me urdhrin e Komitetit Teknik të Eksperteve që nuk lejon grumbullimin e më shumë se 10 personave.

Kjo është vetmja pikë e shpërndarjes së pensioneve në qytetin e Lezhës, ndërsa Filiali i Postes nuk ka marrë asnjë masë për të shmangur grumbullimet.

"Këtu janë të paktën rreth 7000 pensionistë së  kam punu  roje dikur. Skanë bërë një vend", theksoi i moshuari.

"Janë grumbullur të tanë dhe janë duke marrë emrat me listë e me i çu në shtëpia", tha një tjetër.

"Grumbullimi është i padiskutueshëm", shtoi një i moshuar.

"Erdha dje dhe kam ardhur me i marrë për së dyti. Kam borxh qeranë dritat, ujin, qiranë e shtëpisë", tha më tej një tjetër.

Përhapja e coronavirusit ka marrë përmasa të frikshme në Qarkun e Lezhës, duke e renditur të tretin në rang vendi me numrin më të lartë të të infektuarve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?