Vetmia sociale e të moshuarve në Shqipëri po kthehet në një problematikë sipas studimeve të kryera së fundmi. Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli” në Report Tv sociologu Tushi u shpreh se në studimet e kryera së fundmi janë rritur shifrat e të moshuarve që jetojnë vetëm, ku ndër shkaktarët kryesorë mbetet moderniteti i familjes shqiptare.
“Kjo është e lidhur jo vetëm me modernitetin e shoqërisë por edhe të familjes, sikurse e dini familja e sotme nuk është familja tradicionale dhe mesa duket ideali kryesor i familjes së sotme nuk është më ripordhimi dhe sjellja në jetë e sa më shumë fëmijëve.Dhe fakti që familja tradicionale po zëvendësohet më familjen bërthamë duket sikur ka një lloj spostimi të pozicionit social të të moshuarve në familjen shqiptare. Sot rreth 40% e të moshuarve jetojnë më vete, ka qenë 20 kur jemi marr me këto studime. Ajo që është më e keqja është se është rritur numri i të moshuarve të vetmuar, kjo ka vajtur mbi 20%” u shpreh sociologu Tushi.
E ftuar në studion e ‘Rreze Dielli’ Liza Marku pensionte u shpreh se pensioni është i pamjaftueshëm dhe detyrohet që shpesh herë t’i kërkojë fëmijëve.
Unë 100 mijë lekë pension kam, me 30 vite punë në kooperativë me 16 orë në ditë, në shi e në borë dhe sot kemi dal me 112 mijë lekë pension.Unë 80 mijë lekë I lë drita e ujë dhe nja 80 më duhen ilaçe, plus vizitat.Më ndihmojnë fëmijët por çfarë t’I kërkosh fëmijëve më vjen zor.
Niveli i varfërisë në Shqipëri sipas sociologut Tushi mbetet ende në nivele shumë të larta.
Niveli i varfërisë në Shqipëri është akoma shumë i lartë kemi një numër të madh të të moshuarve që kanë pensionin si nëna Liza janë 680 mijë pensionistë, një pjesë prej tyre kanë pensione që mund të jenë pak dinjitoze.
Por përpos vetmisië sociale që prek moshën e tretë në Shqipëri, duket së ndër problematikat kryesore për ta, për të bërë një jetë dinjitoze e cila ndikon dhe në aspektet e tjera të jetës së tyre është ana financiar. Për mikrofonin e Report Tv ata shprehen të pakënaqur për pensionet e vendosura nga qeveria, me të cilin nuk mund të mbulojnë shpenzimet mujore që kanë.
“ Një pension Kooperative qe kemi ne nuk është i mjaftueshëm hic fare. Plaku ka shumë gjëra, një kafe e do dhe ilacet duhen marr, ngrihemi nga shtëpia, vijmë këtu tek liqeni, na vjen turp t’i qasemi tavolinës se me një pension 100 mijë lekë skemi çbëjmë, i biem në qafë fëmijëve.
‘“ Në mëngjes pijë një kafe në shtëpi se në klub skemi mundësi dhe dalim pak, e mbyllemi në shtëpi sepse s’kemi mundësi.
“Pijmë kafe, televizor. Jetomë vetëm, fëmijët i kam një këtu, një jashtë por kështu anë ardhur rrethanat.
kudo klasa e pensionistave esht me keto probleme.dhe Mama ime esht pensioniste kooperative dhe mer 64 mij lek te vjetra.por shyqyr Zotit e kam ketu ne Itali dhe jeton me mua.Italija i ka hap nje pension-asistence qe jan para te bankes europiane dhe mer 429 euro ne muaj....por kur degjoj qe italjane vendali qe marin pensjon minimal prej 600 euro me vjen keq per ta. pensjonistet gjithmon do jene te fundit per shperblime doja ti thoja asaj nen lizes qe mos bo viktimen duke te perdorur dhe te protesta e shtepive se ti moj nona liza si do te vinte te mernin token tende e te ndertonin pa te dhene nje lek ty? mesa kuptova kesaj i kan prishur shtepi me me shum se nje kat.me vjen dyshimi qe nuk je pa femije e pa mbeshtetje...mos bej viktimen
Përgjigju