Edi Rama, Aleksandar Vulin, Aleksandar Vuçiç

'Të na kërkojë falje'/ Rama: Shqipëria notë verbale Serbisë për deklaratat e Vulin! Reagon ministri serb: Asgjë e re, ti kërko ndjesë që mbështet vrasësit e UÇK

6 Tetor 2020, 23:06| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 23:14

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do t'i dërgojë një notë verbale Serbisë për deklaratat e ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin i cili akuzoi se Shqipëria "po tenton krijimin e Shqipërisë së madhe".

Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare ka vazhduar procesin, ambasadori serb është thirrur ose do të thirret për të informuar shtetin serb se asnjë gojë e shfrenuar në qeverinë serbe nuk mund të dëmtojë qeverinë shqiptare ose figurën e ministrit apo kryeministrit shqiptar”, deklaroi Rama paraditen e sotme.

Kjo deklaratë e kreut të qeverisë nuk është pritur mirë nga Vulin, i cili nuk e ka kursyer një përgjigje. 

"Kur ai mbeti pa argumente, Rama i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndihmë. Asgjë e re, ishte kështu gjatë gjithë historisë deri në agresionin e NATO-s, dikush gjithmonë është duke thirrur për ndihmë dhe kundër serbëve. Le të kërkojë falje Rama për Shtëpinë e Verdhë, le të kërkojë falje për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja dhe pastaj le të kërkojë që dikush të trajtojë kotësinë e tij të plagosur,” shtoi ai.

I gjithë ky debat me akuza të ashpra nga ana e ministrit serb vjen pas deklaratës së kryeministrit Rama në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverisë, Shqipëri-Kosovë, se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” port i Kosovës. Për Vulin, ky është një tregues se Rama po punon për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 07/10/2020 10:40

    Vulin , i paska mbetur ora nga vitet 1870--1920 , kohe qe u shkoi marrezia , dhe gjymtuan teresine tokesore te fisit autokton shqipetar . Shqiptaret kan qen mikprites , asnje here s'ka pas kundershti ndaj popullit Serb te ardhur nga uralet apo stepat e rusise . Serbet e sotem nukse e kundershtojne orgjinen e tyre --biles krenohen - dhe mir bejne per kete , por ne te njejten kohe pretendojne se jan autokton ballkanas , sigurisht duhet te vetkontrollohen , nga nje e pa mdergjegjshme psiqike , qe funksionon fuqishem tek ky fis rus . Vet historia e tyre me vetvrasie e harakyri , herepasehere tregan me se miri, gjendien e corientuar psikologjike te tyre . Megjithate kjo gjendie e corientimit te tyre , do te kaloje menjeher sa te vihet ne pune marrveshia me kosovaret ne SHBA . Kjo eshte nje marrveshie qe i ben Serbet te acarohen , e te shfryjne , si ari i zene ne lak . Sigurisht ,ky eshte edhe fundi i marrezise se tyre , duke trazuar , here pas here Ballkanin .

    Përgjigju
    • Shqiperi e madhe: 07/10/2020 14:10

      Bravo akrepi

  • hihi: 07/10/2020 08:28

    eshte politike nuk e merrni vesh fare. Rama na doli patriot tani nga fundi, ne dogane te numerojne qindarkat, tani do na i falin portin. Po hik ere me keta

    Përgjigju
  • One: 07/10/2020 08:15

    Keta jane ushqyer me urrejtje ndaj shqiptareve dhe nuk hezitojne fare ta kthejne urrejtjen ne dhune, Ne duhet te jemi me te zgjuar dhe jo me te dhunshem. Keto replikat s’i kuptoj fare dhe jane per konsum te brendeshem nga te dyja palet. Emertimi i UCK si kriminel nga serbet eshte njelloj si dikush qe sulmon me thike te shaj viktimen pse ngre doren te mbrohet. Per mua Serbia eshte pavioni i psikkiatrise ne Evrope.

    Përgjigju
  • Taulant: 07/10/2020 07:25

    Race e qelbur.

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 07/10/2020 05:58

    Po denigrimi etnik i perhershem qe e shprehni dhe e ushtroni, e jo vetem ate…, po denigrimi i vazhdueshem personal e i personalizuar, ndaj nje kombi te tere, institucioneve shteterore dhe njerezve qe i perfaqesojne ato, ne cilat forma presioni e gjenocidi jane te klasifikuara, tek ato “te brendshme” e/o tek ato “te jashtme”? A nuk jane nje gjenocid mendor, vazhdim dhe pjelle e gjenocidit fizik disa shekullor? Problemi elementar SOT eshte se “rioshet” Vučić, Vulin, Brnabić, Dačić, Stefanović, Đurić, etj., etj., etj., jane te mbrujtur e aspak te shkeputur menderisht e materialisht nga filozofia dhe praktika serbomadhe, pansllaviste, e ngritur dhe e frymezuar nga mentori i tyre i shekullit te fundit, fashistoidi Vaso Čubrilović.

    Përgjigju
  • maksi: 07/10/2020 00:04

    O GOMAR SERB ne nuk jemi per shqiperine e madhe ,,,,jemi per europen e madhe,,,endrra jone eshte te hyjme ne europen pa kufinj me ekonomi te perparuar..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?