Anjeza Shahini

VIP & Spektakël

“Të ndjej në çdo hap të jetës”, këngëtarja shqiptare dedikim rrëqethës për të atin e ndjerë

20 Dhjetor 2018, 16:00| Përditesimi: 20 Dhjetor 2018, 16:06

  • Share

Anjeza Shahini është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila pavarësisht se është shkëputur nga muzika, është në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të jetës së saj personale. Së fundmi këngëtarja shqiptare i ka dedikuar një status në rrjetet sociale babait të saj të ndjerë. Ajo flet në emër të familjes teksa shkruan se u mungon edhe kolla e tij që ndihej që kur ngjiste shkallët.

Statusi i bërë nga Anjeza Shahini 

"Sot babushi do festonte 65 vjetorin dhe me siguri, në këtë orë, ne do ishim mbledhur në tavolinë të gjithë, e do këndonim gjithë natën. Na mungon zëri i tij, fjala e tij e mencur, edhe kolla e tij, që e dëgjonim që kur hynte në shkallë, por nuk na mungon dashuria dhe kujdesi i babushit tonë, sepse e ndjejmë pranë në cdo hap të jetës tone,"- shkruan Shahini e cila u bë e njohur për publikun me pjesëmarrjen në “Ethet e së premtes”.

Prej disa kohësh ylli i muzikës është shpërngulur në Angli, ku po jeton me bashkëshortin e saj dhe janë në pritje të fëmijës së parë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?