Shkodran Mustafi dhe Sinisa Mihajlovic

Të ngrihesh mbi urrejtjen, Shkodran Mustafi për Sinisa Mihajlovic: Unë shqiptar dhe ai serb, më ndihmoi të jem kampion bote

17 Dhjetor 2022, 13:13| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 14:08

  • Share

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Serie A, Sinisa Mihajlovic u nda dje nga jeta në moshën 53-vjeçare pas një sëmundje të rëndë që e mundonte prej 2019. Në rrjetet sociale kanë qenë të shumta reagimet e shqiptarëve për hapësirën që iu dha ndarjes nga jeta të ish-futbollistit në media. Tej urrejtjes për kombësinë e tij serbe, në rrjet nuk mungonin as komentet që ndanin aspektin sportiv dhe atë të prejardhjes.

Në Itali janë kujdesur që të rikthejnë një intervistë të Shkodran Mustafit (aktualisht Levante), mbrojtësit shqiptar që në 2014 u shpall kampion bote me Gjermaninë në "Brazil 2014". Shqiptari tregon sesi Mihajlovic e ndihmoi në kohën kur ishte pjesë e Sampdorias dhe serbi u emërua në krye të stolit (2013).

“Isha i frikësuar nga ideja. Normale, unë isha me origjinë shqiptare (Kumanova), ai ishte serb", thotë Mustafi kur mësoi se te Sampdoria në 2013 do e drejtonte Mihajlovic.

"Mihajlovic më ka dhënë gjithmonë qetësi, më ka bërë të ndihem i mbrojtur. Falë këshillave të tij të vlefshme, jam pjekur shumë si futbollist. Nga të gjithë trajnerët që kam pasur, mendoj se është padyshim ai që ka arritur të më nxjerrë më të mirën në fushë", vijoi Mustafi.

"Ai duket një trajner që është gjithmonë i hapur për dialog, ai i jep forcë ekipit edhe sepse shpesh e vë theksin tek ajo që nuk shkon. Në fund të sezonit të kaluar falë tij fitova një thirrje në kombëtaren gjermane", thoshte Mustafi në 2014.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?