Shqiptarët paguhen më pak por shpenzojnë më shumë se qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian për produkte të caktuara që shiten në të dyja tregjet, produkte ushqimore, medikamente, produkte higjienike apo për tu kujdesur për shtëpinë e kopshtarinë.
‘Indeksi i Konkurrencës së Tregut për Ballkanin Perëndimor’ i hartuar nga eksperti i zhvillimit ekonomik Ilir Ciko ‘tregon se shporta na kushton dyfish më shumë se në BE”. Në indeks, janë krahasuar 150 produkte që shiten në Shqipëri dhe BE nga të njëjtat kompani, dhe rezulton se ushqimet në vend kushtojnë 107% më shumë se në BE.
Pra një produkt ushqimor, i shitur nga e njëjta kompani si në BE ashtu edhe në Shqipëri, këtu kushton dyfish më shumë. Për të marrë një shembull, një litër qumësht i një kompanie të caktuar në vendet e BE kushton mesatarisht 1.5 euro, ndërsa në Shqipëri është 3 euro.
Produktet me faturën më të kripur sipas indeksit janë ushqimet për bebe, që tregtohen në Shqipëri nga të njëjtat kompani si në BE dhe këtu kushtojnë 147% më shumë. Pra nëse një kavanoz me ushqim për bebe me çmim 2 euro në BE, këtu në vend kushton 4.8 apo 5 euro.
Më shumë kushtojnë edhe ushqimet për kafshët, që përsëri në vend vjen 2 fish më i kushtueshëm. Ndërsa diferencat më të ulta janë tek çmimet e pajisjeve për kuzhinë, kozmetikë dhe kopshtari.
Shkaqet kryesore për këto çmime stratosferike në vend janë deformimi që ekziston në tregje, mungesa e konkurrencës dhe abuzimi i tregtarëve. Jo vetëm në raport me mesataren e BE, por shqiptarët për të njëjtat mallra dhe produkte paguajnë më shumë edhe se ato të rajonit.
Devijimet më të ulëta në raport me çmimet referuese të BE-së janë në Serbi me 23 pikë, ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina 25 pikë, Kosova zë një pozicion të mesëm 37 pikë, e pasuar nga Maqedonia e Veriut 46 pikë dhe Mali i Zi 60 pikë. Shqipëria renditet e fundit, me devijimin mesatar më të lartë në rajon 89 pikë.
Të dhënat e pasqyruara në këtë indeks janë të bazuara në ato të tregjeve. Rekomandimet e vëna në këtë studim janë përqendruar tek rritja e kontrolleve ndaj çmimeve abuzuese, marrëveshjeve të fshehta dhe ndaj kompanive me pozicione dominuese në treg. Madje propozohet të krijohet ‘Observatori i Çmimeve’ që të publikojë dhe analizojë të dhënat e çmimeve me pakicë në kohë reale në të gjithë sektorët.
Komente

Turp dhe thone pastaj pse ikin njerezit. Po ikin pra se te punosh gjithe muajin vetem me honger buke i thone kesaj. Lere pastaj kontrollin mbi cilesine se e kemi pare si behet. Ky eshte skandalpo mire e bejne gjejne shesh e bejne pershesh
PërgjigjuKjo gje dihet. Po kush i kontrollon distributoret dhe shitesit fundor. As cmimi e as cilesia e as skadenza e produkteve nuk kontrollohet.
PërgjigjuKemi politikat me dekurajuese per ciftet e reja 0 lek grant per femijet kur cdo vend i zhvilluar i eurooes e ka nga 200-300 euro ne muaj per cdo frmijd
PërgjigjuDuan ta nxijne imazhin e shqiperise se nuk eshte ashtu.
PërgjigjuI di partia & Slia 3XXXL
PërgjigjuI di partia kto gjera?
Përgjigju