‘Të njëjtat sulme bëjnë ndaj drejtësisë, sepse kanë të njëjtin hall’, kështu është shprehur kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha, teksa ka ndarë një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se qytetarët do ti ndëshkojnë me votë më 11 maj.
‘Dëgjojini, me zë e figurë, e njëjta gjuhë, të njëjtat sulme ndaj drejtësisë, sepse kanë të njëjtin hall. Është e qartë tashmë kush është në luftë kundër drejtësisë dhe kush e mbështet atë pa kushte. Vota juaj më 11 maj është vendimtare për ta lënë pas tranzicionin, përmes fundit të pandëshkueshmërisë, për të nisur një kapitull të ri shprese dhe mirëqenie për familjet shqiptare. Shqipëria meriton më shumë’, tha ai.
Komente

SPAK s’e ka bere punen perderisa ti o hajdut vjen aloma verdalle
Përgjigju