Të nxjerrësh 'gështenjat nga zjarri' me duart e Rulit

6 Gusht 2020, 21:06| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 21:09

  • Share

Lulzim Bashës, më duhet t’i pranoj një talent. Dhe ka të bëjë pikërisht me Komisionin “Nishani”.

Ka një javë që ka vënë gjithë shtypin të flasë për Komisionin se gjoja përbëhet nga anëtarë jo konformistë dhe kritikë të tij. Edhe Lubonja ra dakord për këtë gjë.

Në fakt, duket që së paku tre prej tyre, i ka gjetur të tillë. Genc Ruli, Besnik Mustafaj dhe Mark Marku, është e vërtetë që nuk hyjnë tek politikanët konformistë, por jo në raport me Lulzim Bashën. Ata nuk kanë qenë konformistë me Berishën. Bashën se kanë ende pikë referimi.

Këtu qëndron talenti i Bashës. Kundërshtarët dhe kritikët e Berishës, i merr në Komision për t’ia kundërvënë Berishës dhe i paraqet si kritikë të tij.

Kjo është një surprizë që nuk e prisja prej tij. Në përpjekje për t’i shpëtuar “gjyqit” ndaj listës, që e shkatërroi në vitin 2017, Basha ka sajuar fabulën e një Komisioni, i cili në të vërtetë është një mënyrë për të nxjerrë “gështenjat nga zjarri” me dorën e të tjerëve.

Genc Ruli nuk është kundërshtar i Lulzim Bashës. Nuk është as njeriu luajal i tij. Thjesht nuk e ka në listën e njerëzve ndaj të cilit duhet deomos  të ketë një qëndrim. E ka injoruar dhe më parë, e ka sulmuar ashpër më 2017 dhe tashmë ka bërë një kompromis me të. Por duket që kompromisin e ka kërkuar Lulzim Basha, duke ju lutur që helmin e tij politik, ta përdorë në tjetër vend, aty ku dhe atij i shijon.

Ruli ka një histori të gjatë lufte dhe luajaliteti me Berishën, prej vitit 1993, kur e shkarkoi nga ministër financash, në vitin 1995 kur tentoi ta burgosë për “drurin e arrës”, e deri në vitin 2005 kur e riktheu në PD.

Për 12 vite radhazi ai ishte një nga kundërshtarët e hidhur dhe  të besueshëm të Berishës, një makineri e palodhur për punuar me të gjithë mjetet kundër tij.

Me rikthimin e tij në Parlament dhe qeveri në vitin 2005, ai erdhi me statusin e një politikani të pavarur nga Berisha. Dhe e ruajti atë status për tetë vite si ministër edhe brenda qeverisë.

Mustafaj po ashtu. Ai ju imponua Berishës, si Ministër i Jashtëm më 2005 dhe u largua në shenjë proteste në vitin 2007, kur Berisha tentoi ta poshtërojë duke e anashkaluar për çështjet më të rëndësishme të diplomacisë, duke komunikuar me linjat e tij vertikale brenda ministrisë.

Mark Marku nuk ka pasur peshën e dy të parëve, që janë dhe themelues të PD, por ju bashkangjit ekipit të PD, pas vitit 2009, duke ruajtur profilin e tij kritik në disa raste.

Por të tre këta, nuk janë kritikë të Lulzim Bashës. Këta janë kritikë të Sali Berishës. Këta e kanë treguar jo konformizmin e tyre në raport me Sali Berishën.

Dhe Lulzim Basha i ka thirrur në këtë Komision, pikërisht për të marrë vendime që mund të lëndojnë Berishën. Genc Ruli e tha sot mendimin e tij. Ai i tregoi Berishës derën e PD, dhe e këshilloi jo me aq dashuri, se është më mirë të ikësh vetë, se sa të ta mbyllin derën të tjerët.

Dhe pas kësaj ka rënë heshtja. As Lulzim Basha nuk po i del zot Berishës, as anëtarët e tjerë të Komisionit. Nishani, duhet të jetë në një siklet të paparë.

Ky është lajm i mirë. Me sa duket në PD u ka munguar një njeri që ta thoshte me zë të lartë, atë që shumë vetë e mendojnë me vete. Genc Ruli është njeriu i duhur për këtë. Mund ta thotë pa hezitim dhe Mustafaj dhe Marku, nëse duan. Nuk e kanë kompleks Berishën.

Interesante do të ishte nëse Basha ua ka kërkuar këtë në negociatat për t’i bindur të jenë në Komision, apo jo. Nëse e ka bërë këtë duhet t’ia njohim një talent, në gjithë këtë histori. Nuk është pak ta përcjellësh Berishën nga historia, pa thënë asnjë fjalë kundër tij, por vetëm duke nxitur armiqtë e tij. Forca Luli!

Komento

Komente

  • Sali Berisha: 07/08/2020 01:10

    Nuk ka rul,traktor apo ekskavator qe me shkul mua nga SHQUPI! Mos hani ashtu kot!

    Përgjigju
  • hwni: 06/08/2020 22:26

    te fala rames o mero. sw te beri edhe me vile e me shpi ne fshatin tend te lindjes. por mos u merzit. ofl dhe spak nuk vijne deri te ti, me ta kontrollu pasurne dhe se si i shkollove djemte ne londer. te fala mero

    Përgjigju
  • O tej: 06/08/2020 22:21

    Berisha ne te Sheqeres

    Përgjigju
  • LORA: 06/08/2020 21:39

    Pertej teknikave te lul-it, c'fare geshtenjash mund te nxjerre nga zjarri themeluesi i korrupsionit ne Shqiperi g.ruli ???? Ata dy te tjeret jane e njejta corbe e felliqur dhe konsumuar, ne veshtrimin dhe vleresimin publik. Ne fund,te gjithe jane kokrra ne tespiet qe i vertit ne duar dr.mortja,,,,per te krijuar nje imazh te ri,si ai i kop-it te kopilave te 2005-es. Tung,z.Baze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?