Ministri britanik tha ‘të nxjerrim jashtë shqiptarët kriminelë’, reagon ministrja Xhaçka: E shokuar, fjalë të turpshme për disa vota të mjerueshme

14 Janar 2023, 20:50| Përditesimi: 14 Janar 2023, 23:00

  • Share

E shokuar ka reaguar ministrja e Jashtmë Olta Xhaçka ndaj deklaratës së ministrit britanik të emigracionit i cili tha se kriminelët shqiptarë po shporren nga Mbretëria e Bashkuar. Fjalë si 'gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin", Xhaçka i quan një linçim verbal ndaj një kombi të tërë në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët. 

Tej mase e tronditur kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për emigracionin të përdori një gjuhë të tillë vetëm për disa vota. "Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin"! Një linçim verbal ndaj një kombi të tërë në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas Komunikatës së Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë  dhe atij të Britanisë së Madhe ku vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britani dhe kontributin e saj të rëndësishëm në  kulturë,e konomi dhe shoqërinë e të dy vendeve. Veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër me parime demokratike që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm!

Ministri britanik i Emigracionit Robert Jenrick përdori një gjuhë të papranueshme për shqiptarët, në një video të publikuar në rrjetet sociale ditën e djeshme. Ministri britanik njofton në nisjen drejt Tiranës të disa dhjetëra shqiptarëve, teksa bën thirrje që shumë të tjerë të largohen sa më shpejt. Ai i etiketon shqiptarët si kriminelë.

“Isha për të parë deportimin e shqiptarëve. Disa prej tyre janë nisur. Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë. Dje vizitova një qendër imigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt. Të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta emigrantët e paligjshëm por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë”, thotë ministri në një video. 

Kujtojmë se dy ditë më parë u njoftua se rreth 40 shtetas shqiptarë kanë mbërritur me charter në Aeroportin e Rinasit pasi ishin nisur nga Mbretëria e Bashkuar.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • coli: 16/01/2023 08:47

    Ik moj sharabajke...e mjerueshme eshte kur meresh me trafik femijesh, kur ti hedhin rrobat nga ballkoni, apo kur behesh investitor strategjik pas vjedhjes ne pushtet. Si lum ai popull qe mbrohet nga qeveria e vet ! MJERE NE QE KATANDISEM NE KETE DEREXHE NGA JU PLERAT QEVERISESE PER 32 VITE !!!

    Përgjigju
  • A. N.: 15/01/2023 23:17

    Normal qe per ca vota te mjerueshme e bejne sepse atje ka demokraci si dhe opozite. Lum si ju qe nuk keni nevoje per votat e mjerueshme sepse populli ju voton gjithsesi fale opozites qe eshte cope cope.

    Përgjigju
  • julia: 15/01/2023 18:28

    Ajo qe me ben pershtypje eshte se kur e ben Greku keta rrine si pula te lagura ose me mire i lepijne bythen, ndersa kur e bejne shtetet e tjera ngrihen si gjela, ne fund te fundit ( pa e njohur kete minister) Angline e mbushem ne shqiptaret me shtepi bari, jemi ne shqiptaret qe po perhapim grupet dhe kartelet e droges kudo ne Europe dhe Bote, biles mos them qe dhe vete qeveria eshte nje grup trafikantesh dhe kriminelesh

    Përgjigju
    • Lala: 15/01/2023 21:03

      TI zogu merresh me shtepi bari? Po me vrasjen?.me prostitucion merresh?.e para skena kusur ne QE per disa vet te na fusion ne te njejtin thes.sado legenat qofshin politikanet Tan kan ber Mir QE e ngriten zerin.biles te kerkohrt edge falje se kan ca riken Duke na perdorir per fushat.ckusur ka femija im TI thon shoket hajdut e kriminel Kur esht Lind e rrit ne liverpul ?

  • Moderni: 15/01/2023 16:06

    Esht kriminale te njollosesh dhe shkaterrosh reputacionin e nje komuniteti te tere si ben ky langaraq anglez. Duhet thirrur ambasadori.

    Përgjigju
  • Ali: 15/01/2023 11:15

    Kjo ashte pasoja e korrupsjonite dhe injoraca e tiraners zyrtare. Sa ka faj kush

    Përgjigju
  • Zenel Tyta: 15/01/2023 10:54

    Ky ministër është në radh të par një IDJOT i ler . Si ka mundësi që një ministër shteti të flasi me gjuh urrejtje për një nacjon të tër. Po çdo shtet i Botës ka njerëz të mir e njerëz të kqinj. Sa Shqiptar ka Anglia që punoin e paguajn taksa po ata pse si ze në goi ky ministër gei. Ky se kupton që shteti i tij Anglia ka mar fund e fain e kan shqiptarët që inflacjoni është 20 %. Ku e ka ky policin apo policia punon me kriminelët e prap Shqiptarët e kan fain. Ky njeri duhet të hidhet në gjyq nga Shqiptarët bur gei.

    Përgjigju
  • vlonjati: 15/01/2023 09:58

    Si ka mundesi qe te vinka keq moj shoqja ministre se ministri i Anglise paska ofenduar shqiptaret dhe kerkon ti ktheje ne vend dhe kjo me teper per kriminelet dhe nuk te erdhi aspak keq kur kryeministri jot i ofendoi shqiptaret duke i quajtur dembela qe nuk duan te punojne dhe kerkoi ti zevendesoi me bangladeshas!? A nuk ishte kjo nje thirrje e qeverise qe ne vend qe te kerkonte rritje pagash me biznesmenet i udhezoi si te vepronin duke u lene shqiptareve te vetmen mundesi zgjidhjeje emigrimin dhe drogen ose hajdutllekun.

    Përgjigju
    • Anglezja: 15/01/2023 23:34

      Ministrja ka te drejte sepse barazohen me ca qe te nxijne faqen nje komunitet i tere! Persa i perket dembelllekut Kryeministri ka dhene nje te vertete packa se nuk na pelqen. Te gjithe ata qe kane ardhur me skafet duan shtepi, duan leke mundesisht t'ju paguhet dhe transporti dhe ka dhe nga ata qe vijne e hapen b... ne Shqiperi se jane shume mire me "universal kredit" - pa punuar leke qyl dhe "shtepi kanselli".

  • Babuli Tanguli: 15/01/2023 07:27

    Në radh të par ky ministër i Anglis është pederast është një flliqsir. Shpit e barit nuk i bëjn vetëm Shqiptarët po shum nacjone. Kjo gjëndje në Angli është fai shtetit e ky qelbësir fain do tja hedhi Shqiptarvr. O Arbëror me babën sërb e nonën talebane mëso Shqip se nuk shkruhet shiqoje po shkruhet shikoje o Arbëror çiçi

    Përgjigju
  • Paul: 15/01/2023 07:25

    kemi lene nam kudo ne greqi,,itali,,gjermani,,,,,pse nyk po leme nam dhe ne angli,,,,ne vend te punojme si gjithe kombet e tjera,,merremi me droge....nuk kane turp shqiptaret,,,e hane turpin mw buke...

    Përgjigju
  • Iris: 15/01/2023 02:14

    Ministri britanik ne fillim flet per shqiptaret ne pergjithesi,pastaj kalon ne specifikime, duke permendur emigrantet e paligjshem dhe kontigjentin kriminal,duke lene hapesire per keqkuptim.Nuk eshte e drejte t'i fusesh te gjithe ne nje grup,por kur mendon qe te gjithe qe kalojne kanalin, perfundojne cuditerisht ne shtepi bari,te them te drejten,nuk e gjej dhe aq fyes.Ne kufirin amerikan-meksikan cdo dite kalojne me mijera emigrante nga A.Latine e Qendrore,por megjithese ka plot qe perbejne kontigjentin kriminal,shumica bejne pune te ndershme edhe pse i paguajne nje djall e gjysem/coyotes/ per t'i kaluar edhe pse adm.amerikane i ka shternguar lejet e kontrollet.Si shpjegohet qe emigrantet shqiptare ne Britani,kapen vetem duke rritur kanabis,ose duke shitur droge?! Si nuk degjojme per emigrante te paligjshem,por qe punojne ne pune te ndershme?!

    Përgjigju
    • Fshati: 15/01/2023 07:54

      Eshte normale qe policia dhe mediat flasin vetem per ata qe punojne ne shtepi bari. Per njerezit punetore nuk kane pse te flasin ata ja e me shume se 4 million ne Europe.

  • Unë: 15/01/2023 02:00

    Media shqiptare duhet të jetë më e ashpër me retorikat antishqiptare në britani. Media britanike edhe kur ska lajme për shqiptarët, riciklojnë lajme të vjetra ose shpikin dh shkruajnë broçkulla. Mbas fushatës antishqiptare janë çifutët, gëzojeni atë memorjalin që kanë ngritur në tiranë dhe muzetë që po ndërtohen në berat e vlorë.

    Përgjigju
    • Ben: 15/01/2023 22:19

      Shumë e saktë ajo që shkruan.

  • Drini: 15/01/2023 01:29

    Oh sa idiot minister. Ka nisur 40 thote, po ata pas nje jave i ke prape aty, bile shto dhe ata qe e kishin ne plan. Minister idiot nuk largohen emigrantet me propagande me thirrje dhe etiketime te tilla. Bast qe nuk i nxirrni dot kurre, bile me shume do vijne. Llapni sa te doni perderisa ligji i mbron emigrantet

    Përgjigju
  • Wauuu: 15/01/2023 00:53

    Kryekriminelin e të gjithë krinelëve e keni në krye të Shqipëris, ju lutem ejani debone edhe këtë qenie në form njeriu vetëm e vetëm që ky populli im Shqiptarë ta kthej dinjitetin njerzor, fisnik e bujar.

    Përgjigju
  • Pajaziti: 15/01/2023 00:20

    Të ftohet ambasadori Britanik për sqarim. Kjo është fyerje për Shqipëtaret. Fjalor i një sharllatani.

    Përgjigju
  • emigranti ne angli: 15/01/2023 00:04

    nuk ta ka fajin anglia moj hajdute,,,moj pise,,e kane fajin te gjitha qeverite bashke me kete te edi rames qe e kane mendjen vetem per te vjedhur e grabitur arken e shtetit ,,,,me tendera,,koncesione,,taksa,,,prandaj ikin shqiptaret ne angli,,gjermani,,,,nuk i keni dhene pune me rroga te mira ne shqiperi,,,dhe disa te rinj jo punetore merren me droge,,,dhe na nxijne dhe ne qe punojme ne angli.....

    Përgjigju
  • Wayne: 14/01/2023 23:45

    Si shoqni Shqiptare vertet kena deshtu. Duke u zbraz vendlindja gjithkund. Njerzit qe po hikin, kan halle, kerkojn nje t'ardhme. 90' e patem eksodin per Itali e Greqi, 95' eksodi per Gjermani e Zvicer, tash kahmos. Sigurisht krejt vendet e Ballkanit e kan sfide emigrimin, po jo si na. Fatkeqsisht, tash mos ta fajsom askand se edhe tjert i kan hallet e veta, na skena nevoj me ju dhon leksione Britanikve dhe me lujt t'nenqmumin, po thjesht dut si shoqni me u mundu me kufizu damin n'reputacion.

    Përgjigju
  • Kanan: 14/01/2023 21:45

    Me kete rast, therrisni ambasadorin britanik ne Tirane, kerkojini sqarime dhe jepini nje note proteste lidhur me deklarimet e nje anetari kabineti te qeverise se tij. Keshtu veprohet dhe jo me komente fcbje.

    Përgjigju
    • Arbërori: 15/01/2023 00:55

      Jo ore kerkoni ndihm në Ambasaden e rusis sepse janë vllazer TË Edvin shqipfolësit tradhtar

  • Njoni qe si nihet zoni: 14/01/2023 21:39

    Keta nise 40 veta ate dite per ne shqiperi. Po ate dite kan hyre në angli. Ato 52 veta qe debuan par ketyre. Kan ardhur prap ma do mendja.

    Përgjigju
  • Toni: 14/01/2023 21:26

    i referohet kontigjentit pa letra dhe atij kriminal ,ku eshte shoku ketu o investitore strategjike? Shume mire bejne ,ketyre dy kategorive duhet tu dale zot shteti amë ,kaq e thjeshte....

    Përgjigju
  • Keno: 14/01/2023 21:15

    Zonja Kukumjacke. Po nuk di anglisht sa duhet, qe te harrish te kuptosh thelbin e asaj qe ka dashur te thote ministri britanik, merr nje perkthyes te zotin. Ka then qe ata shqiptare qe kane kryer vepra penale duhen zbuar. Po ti zonje shiko te besh ndonje gje te mire per shqiptaret nga ana jote se je ne qeveri e mos u merr me qeverite e tjera.

    Përgjigju
  • Arben: 14/01/2023 21:03

    Keshtu e peson kur ke qejf favoret por nuk te pelqejne pasojat! Psh kur Britania shpall ish kryeministrin e Shqiperise Sali Berishen non grata, qeverise shqiptare i pelqen kjo gje, Britanine e quajme mike dhe gjithe kjo per ca vota te mjerueshme per PS-ne! Tani qe Britania vazhdon te sillet ne te njejten menyre, qenka problem!!?? Sali Berisha te sulmohet por kriminelet shqiptare ne Britani nuk duhet te preken! Logjike e mjeruar e qeverise dhe ministres Xhacka!

    Përgjigju
  • Turi: 14/01/2023 20:55

    Keto jane vendet perendimore qe na diskriminojne dhe na degjenerojne ne mediat boterore prandaj keta plera duhet te marin pergjigje me te njejten monedhe dhe kurre mos te mendojme se keto vende dobte ulen me ne ne nje tavoline si partner por na duan si koloni te na shkelin me kembe dhe te na rhine se cfare duhet te bejme dhe jo keta andyresira aljolist dhe pedofile te ndyre

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 15/01/2023 08:03

      O komentues ,o mjerane ne te gjithe boten ka kriminele ,keto lajme i perhapin mediat e ilirit dhe saliut per te goditur qeverine ,po te thote njeri nga ju ,çfar krimesh ka bere Edi Rama ,a mudet te krahasohet pd me PS ? Beni krahasimet si ishit dhe si jeni .por kjo qe komentoni tregon qe i kerkoni te mirat materiale vetem duke ndenjur ,shtrono bel qe te ju vine te mirat .jemi ne kapitalizem .pse i shkayeruam uzinat fabrikat ?anglia gjithmon ka qene nje vend qe ka strehuar emigrant pse ne 1995 nuk ka pasur shtepi bari ne angli ?

    • Arbërori: 15/01/2023 00:58

      Bëhu i sinqert sepse askush nuk të ka fajin për veq vetja yte. Shiqoj se qfar kryeministri ke o HAJVAN

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?