Të operosh zemrën pa 'by pass', dr. Aurel Toma sjell teknikën e re nga Vjena: Mund të realizohet në Shqipëri, Ministria të sigurojë materialet mjekësore

18 Nëntor, 14:23| Përditesimi: 18 Nëntor, 14:49

  • Share

Kardiologu i njohur, Aurel Toma punon prej vitesh në Vjenë të Austrisë por nuk ka harruar kontributin për vendin e tij. I gjendur në Shkodër për trajnim me bluzat e bardha ai ka realizuar ndërhyrjen kirurgjikale mini invasive në zemër.

“Është hera e parë që ndodh në Shqipëri, ku  pacienti i nënshtrohet ndërhyrjes mininvasive duke shmangur ‘by pass’ e zemrës”, u shpreh dr. Aurel Toma.  

Teknologjia e mjekesise shqiptare nuk eshte shume larg standardeve europiane, ndaj dhe jane mundesite te ecet përpara, por Toma e sheh te rendesishme ndihmen qe duhet te jape Ministria e Shendetesise.

“Duhet trajnim i kolegëve këtu dhe materialet mjekësore. Është i rëndësishëm suporti i ministrisë që të sigurojë bazën materiale”, tha ai.

 Kjo teknike duke nisur nga spitali rajonal i Shkodres do te perhapet edhe ne spitalet e tjera, gjithnje nese gjen mbeshtetjen e institucioneve.  

“Jo vetëm më Shkodër, por dhe në Fier e Tiranë kolegët kanë dëshirë ta bëjnë këtë ndërhyrje, por duhet patjeter mbështetja e ministrisë”, shton dr. Aurel Toma.

Ndërhyrja kirurgjikale konsiston në hapjen e arterieve me mbyllje kronike të zemrës, duke shmangur “by Pass”. Përmes teknikes mini invasive mundohësohet rikthimi i funksionit të arterive të bllokuara të zemrës. Kjo teknike qe prej vitesh aplikohet me sukses ne vendet e zhvilluara, ul fatalitetin tek pacientet dhe koha e shërimit është më e shpejtë.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?