Ardian Nikulaj, Mimoza Paja

Të pabarabartë edhe në vdekje!

27 Prill 2023, 17:13| Përditesimi: 27 Prill 2023, 17:17

  • Share

Mos e dhëntë Zoti të jesh njeri i zakonshëm në Shqipëri. Si i zakonshëm? Ai që kur i shkruan emrin në Google nuk del asnjë rezultat. Po je i zakonshëm, mos prit barazi, mos prit interesim, mos prit as hetim e investigim nëse të vrasin.

Mimoza Paja. Kush?! E sheh. Mos e hap Google. E hapa unë pak më parë. Është gruaja që u vra në punë të saj, rreth një muaj më parë në Don Bosko, Tiranë, kryeqyteti Shqipërisë. 

U tha që ishin ca çuna, grup kriminal, me motor që qëlluan. Deri tani nuk ka asnjë foto “zbuluar” nga dosja hetimore të këtij motori, megjithëse vrasja ka një muaj e kusur, e ata ishin në kryeqytetin mbërthyer ngado me kamera.

Ndërsa, brenda javës për vrasjen e Shëngjinit kemi foto motori, makine, video, ekspertë që nxjerrin gabimet e vrasësit, një javë emisione e shkrime, madje edhe zbulim të vrasjes me gjithë shkakun brenda. Një javë marramendëse pompimi i materialeve hetimore në mediat shqiptare. Dukej sikur hetuesit kishin secili nga një portal dhe bënin garë me njëri-tjetrin.

Po si dreqin, policia dhe prokuroria jonë zbuloi për një javë grup vrasësish nderkombëtarë, me emër e mbiemër, me vendilindje e pasaportë, me fytyrë e ngjyrë lëkure, me itinerar lëvizje brenda dhe jashtë vendit, me blerje karburanti për mjetin (para, apo pas vrasjes?!), me sebep qëndrimi dashurinë të autorit…dhe nuk zbulon dot as markën e motorit të atyre që vranë Mimoza Pajën  në hall të saj?! Apo ajo nuk rezultonte në Google?!

Normalisht, Mimoza e shkret Paja mezi mbante veten e familjen kur ishte gjallë, e jo më të lëvizte qoftë edhe me vrasjen e saj makinerinë zulmëmadhe të policisë e prokurorisë, apo të provokonte më shumë se një shkrim keqardhës.

Jeta është e pabarabartë. Vdekja po ashtu. Njerëzit në shoqëri janë të pabarabartë. Mediat dhe gazetarët kanë interesa të pabarabarta. Por policia dhe prokuroria nuk mund të sillen të  pabarabarta, edhe në “rrjedhje” informacioni. Minimumi të bëjnë sikur janë të barabartë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 27/04/2023 21:18

    Bravo për këndvështrimin, por këta të huajt ishin amatorë dhe jo profesionistë.

    Përgjigju
  • Anto&Ani: 27/04/2023 18:05

    Ke thene pikerisht mendimin e gjithe shqiptarve.E di pse zonje e nderuar? Sepse zoteria ne fjale ishte spiun i shtetit Shqiptar dhe gjithe pushtetin e kishte ne zoterimin dhe urdhrat e tij.Sikur te ishte ky shteti qe duhej te zbardhte ngjarjen e para26 viteve me siguri sdo ishin gjithe kto viktima, sdo ishte mbrojtur dhe me pas perdorur nje kriminel e kesaj trajte qe te quhej me pas biznesmen apo dhe qeveritar lokal. Ku shteti ne zanafillen e ngjarjes?! Pushtet i inkriminuar

    Përgjigju
  • Ben1: 27/04/2023 18:00

    Bravo Edmond! Mijera ore programe per ngjarjen e fundit dhe pak minuta per te ndjeren. E njejte dhe policia e prokuroria ne investigimin e tyre besoj. Ne nje bote tjeter larg nga ajo shqiptare asaj se shkretes do ti kushtohej me teper rendesi,por ja qe ndodh e kunderta.E njejte si historia e djalit te Ndoc Gjetajt,ku askush nuk mori persiper ta investigonte dhe me te tjera per te mos arritur ketu.Fatkeqesisht eshte e njejta polici dhe prokurori po ta shohesh.Te njejtet njerez,vetem se kane ndryshuar ngjyre dhe eshte fatkeqesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?