Të ‘padëshiruarit’ në funeralin e mbretëreshës Elizabeth! Putin pa ftesë, Kremlini: Imorale! Delegacionit kinez i refuzohet pjesëmarrja në homazhe

16 Shtator 2022, 14:25| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 14:56

  • Share

Vladimir Putin nuk është ftuar në funeralin e Mbretëreshës të hënën 19 Shtator, një vendim që Kremlini e ka quajtur  “thellësisht imoral” dhe “blasfemues”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova e quajti mospërfilljen një “përpjekje për të përdorur tragjedinë kombëtare për qëllime gjeopolitike”.

"Ne e shohim këtë përpjekje britanike për të përdorur tragjedinë kombëtare, e cila ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, për qëllime gjeopolitike për të larë hesapet me vendin tonë… si thellësisht imorale. Kjo është veçanërisht blasfemuese ndaj Elizabeth. Nga ana jonë, ne i shprehim ngushëllimet tona të thella popullit britanik për humbjen e madhe që pësoi", tha Zakharova.

Në funeralin shtetëror do të marrin pjesë anëtarët e familjes mbretërore, presidentë dhe kryeministra nga e gjithë bota, megjithatë lideri rus thuhet se është shpërfillur për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me Mbretërinë e Bashkuar.

Britania e Madhe ka qenë një nga kundërshtarët më të fortë të pushtimit rus të Ukrainës dhe i ka dhënë kësaj të fundit para, armë dhe ndihmë.

Edhe një delegacion i qeverisë kineze është ndaluar që të marrë pjesë në homazhet në nder të Mbretëreshës. Kryetari i Dhomës së Komunave Sir Lindsay Hoyle refuzoi një kërkesë të delegacionit kinez për të hyrë në Uestminster Hall për shkak të sanksioneve kineze kundër 5 deputetëve dhe 2 kolegëve. Ata thanë se do të ishte “krejtësisht e papërshtatshme” që qeveria kineze të përfaqësohej.

Krerët e shteteve të pothuajse çdo vendi në botë kanë marrë ftesa për ceremoninë, duke përjashtuar Sirinë, Venezuelën, Afganistanin, Rusinë, Bjellorusinë dhe Mianmarin. Britania e Madhe nuk ka marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Venezuelën, ndërsa është raportuar se Afganistani nuk është ftuar për shkak të situatës aktuale politike.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 16/09/2022 15:25

    Putinit per shkakun e luftes nuk i lejohet ,po Kines perse apo sepse nuk i ben embargo Rusise . Dhe atyre KineEve nuk do ti zere gjumi hahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?