Të pafat dhe këta Zogollë të ngratë!

7 Mars, 09:41| Përditesimi: 7 Mars, 09:43

  • Share

Mes përpjekjes për të mbijetuar në një vend të varfër dhe mjeran ajo mbeti një Mbretëreshë jo vetëm e bukur. Prej një biblioteke në Budapest në mes një perandorie duhet të shkonte në një vend ku balta të zhytej deri në kërci në rrugët e kryeqytetit.

Në Tirane. Në Shqipëri.

E megjithatë zemra i tha, Po. Sepse ishte e mirë. Një njeri i mirë që në jetën njerëzore është fat edhe ta lexosh kur nuk jeton në kohen e saj.

Geraldine Appony të dehte me mirësinë e saj. Oh, c ‘shpirt të bukur kishte! Kur lexoja për të ndër dorëshkrime e dokumente të kohës, kuptoja se zemra e saj gjallonte si të ish zemra e një fëmije. Aq e çiltër dhe e mirë ish!!

Portrete si ajo, janë qenie të rralla që i vijnë botes, epokave, historisë apo dhe vendeve e kur vijnë mbeten një thesar.

Tejet i paçmuar.

Hungaria ishte atdheu i saj, por vendi ku kish hyre nuse çuditërisht mbeti dashuria e saj.

Shqipëria. Ky vend i shqiponjave.

Të jetë i shqiponjave valle?

Por sot Shqipëria e turpëroi.

Dhe në muret e korridoreve ku vareshin fotot plot dritë të saj, ca lotë pas atyre shëmtive prej balte pashë të rrëshqisnin ngadalë.

E pafat isha unë, dukej sikur thoshte nënzë Trëndafili i Bardhë.

Të pafat dhe këta Zogollë të ngratë!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alex: 07/03/2024 15:20

    Bravo Monika - nje pershkerim fantastik I realitetit Shqipetar!!!

    Përgjigju
  • Po mër po: 07/03/2024 13:07

    Faji i mbetet Zogollit, jo asaj që ëndëronte të bëhej mbretëresh e një populli që duhet t'a mbante me bukë

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 07/03/2024 12:00

    O Monika Stafa ku e kishte zgjuarsin Xherladina që mori një bur analfabet e hajdut si satrapi Zog ? ? ? Po të ishte e zgjuar dhe e mir nuk martohej me një flliqsir si Zogu hajdut. Ky artikull që ke shkruar të lë shum për të dëshiruar e dashur Monik. Nuk të lejohet ty të biesh në një nivel të till.

    Përgjigju
    • Anais: 07/03/2024 22:39

      Aq bukur e ke thene sa s'ke c'i shton. Zgjuarsi e madhe te martohesh me nje horoz qe kishte nja 50 morra me vete e i beri puc nje nga qeverive me moderne qemund te kishte patur shqiperia nese ky horri s'do kishte fluturuar me presh.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?