Koreografia e tifozëve

Të pagdhendurit e Ballkanit, tifozët e Crvena Zvezda shpalosin tankun: Kur ushtria të kthehet në Kosovë (VIDEO)

27 Korrik 2023, 10:35
  • Share

BEOGRAD - Në Serbi vijojnë të shpalosin pankarta kundër shqiptarëve, me UEFA-n që pritet të marrë masa kundër klubit dhe tifozëve të Crvena Zvezda-s. Në miqësoren që serbët fituan 5-0 kundër Fiorentinës në Beograd, tifozët vendas nuk mund të linin pa hapur një pankartë me mbishkrimin: "Kur ushtria të kthehet në Kosovë", shoqëruar me një koreografi ku u shpalos tanku.

Të pagdhendurit e Ballkanit, ultrasit serbë nuk lënë rast pa treguar idetë e tyre nacionaliste të sëmura. Diçka e tillë ndodhi në minutën 12-të dhe në sekondën 44, duke e ndërlidhur me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit u miratua më 10 qershor 1999, pas marrëveshjes për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Kjo rezolutë e përcakton statusin politik të Kosovë si protektorat të OKB-së dhe jep administrimin e Kosovës po kësaj organizate ndërkombëtare. Sipas kësaj rezolute OKB ka përgjegjësin për administratën civile kurse NATO për sigurinë në Kosovë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 27/07/2023 14:17

    Kunder tankut ekziston antitanku

    Përgjigju
  • valter: 27/07/2023 11:23

    Per ata te painformuarit ne Shqiperi,te cillit nuk e kuptojne se kush jane serbet dhe Serbia,ne ne Kosove e dina ndersa ju nuk keni ide ,sidomos nga ardhja e Rames ne pushtet jeni te keqinformuar."Tifozet" te cillit do klub ne Serbi nuk kan lidhje me sport,dhe tifozllekun,por jane grupe te strukturuar kriminal,dhe grupe paraushtarake te organizuar nga shteti dhe te perkrahur nga kisha fashiste serbe,merren me krime,droge,armatime dhe dhune,dhe kur te shkruani per tifozet ne Serbi duhet shkrue keshtu "tifozet"

    Përgjigju
    • Shalgjati veshgjate: 27/07/2023 11:44

      Per mendimin tim Kurti po e armatos kot Kosoven. Serbet jane popull shume paqedashes dhe i qyteteruar. E verteton edhe ky pellumbi qe paskan vizatuar ne stadium. Hapni kufijt, portat, shalet dhe kuletat per keta kaçakë Uralesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?