Të pakënaqur me lojën, por te Vllaznia i gëzohen tre pikëve! Trajneri i Dinamos: Të zhgënjyer për mënyrën si humbëm

11 Dhjetor 2023, 12:33| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 15:47

  • Share

Vllaznia i është rikthyer sukseseve, duke mposhtur 3-1 me përmbysje Dinamon për javën e 16 të Superligës. Kjo ishte edhe disfata e parë që Dritan Mehmeti pësoi të ‘nëndetësja’ që pas emërimit më 25 tetor.

“Lojën nuk e nisëm që duhet sepse pësuam edhe gol, por shpejt u stabilizuam. Barazuam dhe më pas realizuam edhe të dytin. Ndoshta loja nuk ishte e bukur, por megjithatë rezultati justifikon gjithçka,”-u shpreh Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.

“Na vjen keq për mënyrën sesi u ndalëm, por megjithatë fitorja e Vllaznisë ishte e merituar. Dua të them se mënyra sesi i pësuam golat na thotë se duhet të ishim shumë më të kujdesshëm,”-deklaroi Dritan Mehmeti, trajner i Dinamos.

Diçka tjetër që ra në sy në “Loro Boriçi” ishte numri shumë i vogël i tifozëve, jo më shumë se 400. Ndërkohë më herët Tirana u ndal në një barazim 2-2 kundër Laçit edhe pse pjesën e parë e mbylli në avantazh të dyfishtë. Kjo ishte ndeshja e tretë rradhazi pa fitore për Tiranën, ndërsa e teta për Laçin.

Sfida tjetër e së dielës mes Erzenit dhe Kukësit u mbyll pa gola, ndërsa sot në ‘Arenën e Demave’ Partizani pret Skënderbeun në orën 17:00.

“Një situatë jo e mirë dhe e thkesuar është në qendër të mbrojtjes. Shpresoj të rikuperohen sa më shpejt lojtarët që janë të dëmtuar. Nëqoftëse nuk luan ashtu siç duhet në mbrojtje pastaj problem bëhet edhe faza e parë (sulmi),”-tha Arbër Abilaliaj, trajner i Partizanit.

Po sot në orën 17:00, sfida tjetër e kësaj jave është mes Teutës dhe Egnatias në Niko Dovana.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?