Bota

Të paktën 200 kompani amerikane viktima të një sulmi kolosal kibernetik

3 Korrik 2021, 11:14| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 13:06

  • Share

Samiti në Gjenevë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Joe Biden nuk u ka dhënë fund sulmeve kibernetike ruse në SHBA.

Kjo pasi pasditen e së premtes rreth 200 biznese amerikane janë goditur nga një sulm "kolosal" ransomware.

Sulmi kishte si shënjestër fillimisht kompaninë e IT-së Kaseya me bazë në Florida, përpara se të përhapej përmes rrjeteve të korporatave që përdornin softuerin e saj. Kaseya është një kompani me shtrirje globale, e gjendur aktualisht në më shumë 10 vende dhe me më shumë se 10,000 klientë.

Kaseya tha se një nga aplikacionet e tij që ekzekuton serverë të korporatave, kompjutera dhe pajisje rrjeti mund të jetë përfshirë në sulm dhe u bënë thirrje klinteve të tyre të mbyllin softuerët e tyre.

Huntress Labs, deklaroi se pas një sulmi të tillë qëndronin banda e ransomware REvil,  e lidhur drejtpërdrejt me Rusinë.

Revil i njohur gjithashtu si Sodinokibi është një nga grupet më kriminale dhe më fitimprurëse kibernetike në botë.

Banda u fajësua nga FBI për një sulm në maj që paralizoi prodhimin në JBS, furnizuesin më të madh të mishit në botë.

Grupi ndonjëherë kërcënon të postojë dokumente të vjedhura në faqen e saj të internetit,  nëse viktimat nuk i përmbahen kërkesave të tyre dhe nuk japin para.

Në samitin e qershorit Biden deklaroi se i kishte parashtruar Putin një listë me 16 sektorë kritikë të infrastrukturës, nga energjia te uji, që nuk duhet në asnjë lloj kushti të pësojnë sulme kibernetike.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?