ilustruese

Bota

Të paktën 35 palestinezë të vrarë në Gaza sot/ Hamas gati të lirojë pengje

10 Korrik, 11:31| Përditesimi: 10 Korrik, 11:53

  • Share

Burime mjekësore i thanë Al Jazeera Arabic se të paktën 35 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Gaza që nga agimi. Pothuajse gjysma e këtyre vdekjeve u regjistruan në qytetin Deir el-Balah, në Rripin qendror të Gazës, ku u vranë të paktën 17 persona. Katër persona të tjerë, përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm të IDF jashtë shtëpisë së tyre në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës. Ndërkohë, negociatat në Doha për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve hynë në ditën e tyre të pestë, Katari i dërgoi një mesazh pozitiv Izraelit: "Organizata po përgatitet për një armëpushim të mundshëm dhe po përgatit pengjet për lirim", raportoi Channel 12. Në mesazh, Katari vuri në dukje gjithashtu se "duhet të kapërcehen pengesat e fundit". 

A.I/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?