ilustruese

Bota

Të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite, 70% e banesave në Gaza të shkatërruara

19 Korrik, 14:32| Përditesimi: 19 Korrik, 14:50

  • Share

Të paktën 60 palestinezë janë vrarë në sulmet e mëngjesit të sotëm nga Izraeli në Rripin e Gazës. Burime spitalore të cituara nga Al Jazeera thanë se 35 nga viktimat po prisnin ndihmë humanitare pranë qendrave të shpërndarjes, ndërsa të paktën 100 persona të tjerë u plagosën. Pëpjekjet për armëpushimin ndërkohë vijojnë. Dhjetë pengje të tjera izraelite do të lirohen së shpejti në Rripin e Gazës, sipas deklaratës së fundit të Presidentit të SHBA, Donald Trump. 

Gjatë ditës së kaluar, ushtria izraelite sipas njoftimeve të saj, goditi rreth 90 objektiva në Gaza me sulme ajrore dhe tokësore, duke vazhduar të eliminojnë terroristët dhe të shkatërrojnë infrastrukturën dhe depot e armëve të tyre, si mbi tokë ashtu edhe nën tokë. Ushtria izraelite shkroi në një deklaratë, duke specifikuar se forcat në Rripin e Gazës zbuluan dhe shkatërruan infrastrukturën terroriste në zonën Beit Hanoun. Në qytetin e Gazës, shtoi IDF, luftëtarët shkatërruan poste lëshimi, pozicione snajperësh dhe depo armësh.

Aksionet e ushtrisë së Izraelit vijojnë edhe pse Kryeministri Netanjahu dhe Presidenti amerikan Trump pretendojnë se një armëpushim me Hamasin është afër. 

Në Gaza, 70% e banesave të shkatërruara 

Në Rripin e Gazës, përveç vrasjes së përditshme të dhjetëra civilëve palestinezë, që nga fillimi i prillit është në zhvillim një shkatërrim metodik i të gjitha zonave të ndërtuara. Bëhet fjalë për një politikë të qëndrueshme dhe të përshkallëzuar të shuarjes së zonave urbane, e dëshiruar nga qeveria e Benjamin Netanyahut, e dominuar nga e djathta ekstreme izraelite. 

"Banorët e Gazës nuk kanë më shtëpi ku të kthehen. Bota që kanë njohur dhe jeta që kanë pasur thjesht janë zhdukur përgjithmonë", denoncon për median izraelite Adi Ben-Nun, drejtor i Institutit të Sistemeve të Informacionit Gjeografik në Universitetin Hebraik të Jerusalemit. 

Studiuesi ka analizuar qindra imazhe satelitore dhe ka përdorur një algoritëm për të vlerësuar shkallën e shkatërrimit. Edhe BBC, në një reportazh të thelluar, publikoi imazhe të asaj që e përshkruan si “shkatërrime të kontrolluara”, të cilat janë intensifikuar dhe zgjeruar pas përfundimit të armëpushimit me Hamasin në mars, vendim i marrë nga Netanyahu. (Corriere)

 

 


Lajmi kryesor:

Izraeli dhe Siria arrijnë marrëveshje për armëpushim! Trump: 10 pengje të tjera do të lirohen së shpejti nga Gaza


A.I/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?