Bota

Sot në SHBA takim për Gazën, IDF: Evakuimi i qytetit të Gazës, i pashmangshëm! Netanyahu: Irani po planifikon një raketë për mund të godasë Evropën

27 Gusht, 14:28| Përditesimi: 27 Gusht, 15:53

  • Share

Të paktën 75 palestinezë, përfshirë 18 kërkues ndihmash, janë vrarë dhe 268 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Po ashtu, sipas ministrisë, 10 palestinezë, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur për shkak të kequshqyerjes dhe urisë në 24 orët e fundit. Sipas një deklarate të publikuar në Telegram, numri i të vdekurve e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të lidhura me urinë që nga fillimi i luftës me Izraelin në 313, përfshirë 119 fëmijë.

Ndërkohë, trupat tokësore izraelite vazhdojnë të operojnë në periferi të qytetit të Gazës në përgatitje të ofensivës së planifikuar për të pushtuar pjesën veriore të qytetit, raportoi IDF. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se evakuimi i qytetit të Gazës ishte "i pashmangshëm”. 

"Evakuimi i Qytetit të Gazës është i pashmangshëm dhe çdo familje që lëviz drejt jugut do të marrë ndihmën më bujare humanitare, e cila aktualisht është duke u përpunuar", shkroi zëdhënësi i ushtrisë në gjuhën arabe, Avichay Adraee në X, duke shtuar se kanë nisur punën për të vendosur tenda dhe përgatitur zonat për ndihmat.

Një takim i rëndësishëm për Gazën pritet të mbahet sot në Shtëpinë e Bardhë, sipas të dërguarit special Steve ëitkoff për Fox Neës. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një intervistë duke komentuar sulmin e 7 tetorit 2023 që shkaktoi edhe ofensivën ushtarake izraelite në Gaza, tha Hamasi mund të mos e kishte nisur sulmin nëse presidenti amerikan Donald Trump do të ishte në atë kohë në Shtëpinë e Bardhë. 

Po ashtu, sipas tij, edhe Irani do të ishte më i kujdeshshëm. Për këtë të fundit, Netanyahu tha se po përgatit një raketë balistike ndërkontinentale, e cila mund të mbajë koka bërthamore, që mund të godasë si Evropën dhe SHBA.

Nga ana tjetër, OKB thotë se në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga tetori 2023, janë vrarë 982 palestinezë ndërsa mbi 42 mijë janë zhvendosur me forcë.  

"Në Bregun Perëndimor të pushtuar, vetëm që nga tetori i vitit 2023, 982 palestinezë janë vrarë nga forcat dhe kolonët izraelitë, dhe mbi 42,000 janë zhvendosur me forcë nga operacionet ushtarake, prishjet e shtëpive dhe sulmet e kolonëve", deklaroi Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në X.

"Dhuna e kësaj fundjave në Al Mughayyir është një tjetër shembull i shtypjes dhe shtrëngimit të vazhdueshëm kundër palestinezëve. E gjithë dhuna e tillë duhet të ndalet dhe duhet të sigurohet llogaridhënie e paanshme", shtoi Turk.

Ora 15:10
Witkoff: Sot do të mbahet një takim i rëndësishëm për Gazën në Shtëpinë e Bardhë

1754035556_stevewitkoff.jpg

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff ka deklaruar se në sot do të mbahet një takim i rëndësishëm për Gazën në Shtëpinë e Bardhë, por nuk dha detaje.

“Do të kemi një takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, të udhëhequr nga presidenti, dhe po zhvillojmë një plan shumë gjithëpërfshirës për të nesërmen, në territorin palestinez që është shkatërruar nga lufta për gati dy vjet”, tha ai në një intervistë për Fox News.
 

Ora 15:09
Netanyahu: Irani po planifikon një raketë që mund të godasë Evropën! Hamasi s'do e niste sulmin e 7 tetorit nëse Trump do ishte president

1756147643_benjaminnetanyahu.jpg

Irani po zhvillon aktualisht një raketë balistike të aftë për të arritur zemrën e Evropës." Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë me podkasterin Patrick Bet-David. 

Sipas Netanyahut, Teherani po prodhon "një raketë balistike ndërkontinentale, e cila mund të mbajë koka bërthamore, që mund të godasë si Evropën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara".

Sipas tij, Hamasi mund të mos  e kishte nisur sulmin e 7 tetorit 2023 nëse Donald Trump do të ishte në Shtëpinë e Bardhë. Në të njëjtën kohë, Netanyahu shtoi se ai gjithashtu beson se Irani, me Trump si president, "do të kishte qenë më i kujdesshëm".
 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 27/08/2025 16:11

    Ky fytyra e poshter me ane te manipulimit po ben genocid dhe me kete preteks do qe erseri ta sulmoje Iraniin por do zoti ha koken e tij fytra e poshter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?