Lituani, avioni i mallrave DHL përplaset me ndërtesën 2 katëshe në Vilnius e shpërthen në flakë! 1 i vdekur, 2 plagosen, piloti nxirret i gjallë (VIDEO)

25 Nëntor, 08:16| Përditesimi: 25 Nëntor, 22:36

  • Share

Lituani- Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pasi avioni i mallrave i kompanisë DHL është rrëzuar afër aeroportit të Vilniusit në Lituani në orët e para të 25 nëntorit.

Avioni, i kompanisë DHL, që operohej nga kontraktori Sëiftair, i cili ishte nisur nga Lajpzing, u përplas me një godinë banimi dy katëshe, dhe mori flakë rreth orës 5.30, tha një zëdhënës i Qendrës Kombëtare të Lituanisë për Menaxhimin e Krizave.

12 persona janë evakuar. Edhe piloti është nxjerrë i gjallë dhe është dërguar në spital. Autoritetet thanë se të gjithë personat brenda shtëpisë kanë shpëtuar. 

Zjarrfikësit janë parë duke shuar zjarrin në ndërtesën rreth 1.3 kilometra në veri të pistës së aeroportit në kryeqytetin e Lituanisë. Në vendngjarje është parë prani e shtuar e autoambulancave dhe disa rrugë kryesore në afërsi të vendit ku u rrëzua avioni janë mbyllur për qarkullim.

Temperaturat në aeroport ishin afër ngrirjes, teksa ka pasur re para lindjes së diellit dhe erërat ishin në shpejtësi rreth 30 kilometra në orë. Avioni i rrëzuar po operohej nga Sëiftair, kontraktor me bazë në Madrid. Avioni ishte e llojit Beoing 737. DHL Group, që ka selinë në Bon të Gjermanisë, ende nuk ka reaguar për këtë rast.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se rrëzimi i një avionit të mallrave mund të ketë qenë “incident hibrid” me ndërhyrje nga jashtë.

“Tani duhet ta pyesim veten seriozisht nëse ky ishte aksident, apo nëse ishte një incident tjetër hibrid. Kemi parë shumë sulme hibride në Evropë”, tha Baerbock.

Ora 21:46
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim

1732568199_mbetjevetavionittmallrave.JPG

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se rrëzimi i një avioni mallrash në Lituani më 25 nëntor mund të ketë qenë “incident hibrid” me ndërhyrje nga jashtë.

“Tani duhet ta pyesim veten seriozisht nëse ky ishte aksident, apo nëse ishte një incident tjetër hibrid. Së voni kemi parë shumë sulme hibride në Evropë, të cilat shpesh në shënjestër kishin individët dhe infrastrukturën, qoftë atë nënujore apo në sipërfaqe”, tha Baerbock për gazetarë në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-ës në Itali.

Autoritetet e Lituanisë nuk e kanë bërë një lidhje të tillë me rrëzimin e avionit. Shumë agjenci perëndimore të inteligjencës e kanë akuzuar Moskën për përfshirje në akte sabotimi në Evropë, të cilat, sipas tyre, kanë për qëllim destabilizimin e aleatëve të Ukrainës sepse ajo mbështetet te qeveritë perëndimore në luftën e saj kundër pushtimit të plotë nga Rusia.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?