Të pandehurit refuzojnë gjyqet online, nga e hëna nisin seancat e rregullta për të mos rrezikuar afetet e paraburgimit

16 Prill 2020, 13:54| Përditesimi: 16 Prill 2020, 13:57

  • Share

Të pandehurit refuzojnë gjykimin online, ndërsa gjykata e posaçme kundër krimit e korrupsionit përgatitet që nga e hëna të nis seancat e rregullta vetëm për çështjet me afate, me doreza e maska. Burime për ReportTv nga kjo gjykatë sqaruan se janë marrë masat për të mos rrezikuar afatet e paraburgimit, çka do të sillnin lirimin e të arrestuarve për të zhvilluar seanca me masa mbrojtëse.

Gjyqtarët, prokurori, avokatët, policët e shoqërimit si dhe të arrestuarit do të jenë të pajisur me maska, doreza dhe me ambjete të dezinfektuara duke qëndruar në distancë 1.5 m nga njëri tjetri. Në rastet e proçeseve me më shumë të pandehur për shkak të hapsirës së vogël të kafazit ku qëndrojnë ata, disa do të transferohen në ambientet e sallës aty ku më herët ka qëndruar publiku ose media e cila në këtë periudhë nuk lejohet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?