Kronikë

Të paregjistruar dhe shmangnin takimet, mbyllen 5 subjekte tregtare në Fier

6 Nëntor 2019, 11:34| Përditesimi: 6 Nëntor 2019, 11:35

  • Share

Aksioni anti-informalitet vazhdon ende në Fieri.

Janë 6 grupe të inspektorëve të Hetimit Tatimor dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore në Fier, të cilët kanë vijuar kontrollet në terren për evidentimin e aktiviteteve prodhues dhe tregtues të subjekteve.

Vetëm në dy ditët e fundit, Hetimi Tatimor ka bllokuar aktivitetin në 5 subjekte në Fier. Mbyllja e aktivitetit për bizneset në fjalë është kryer pasi kanë rezultuar të paregjistruar dhe i janë shmangur detyrimeve tatimore.

Ndërkohë që prej fillimit të këtij aksioni janë mbyllur 18 subjekte në Fier, Lushnje e Mallakastër ndërsa kanë marrë gjobë për mos lëshim të kuponit tatimor 20 subjekte. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?