Kurbin/ Të pastrehët e tërmetit 7 muaj pa bonus: Marrim borxh për të paguar qiranë! 841 familje të prekura, bashkia: Fondi nuk është alokuar nga 'Financat'

24 Tetor 2023, 13:02| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 13:12

  • Share

Të shqetësuar një grup banorësh u mblodhën para bashkisë, pasi nuk kanë të ardhura të përballojnë koston e qirasë.

Nga prilli e këtej nuk marr bonusin e qirasë. Më kanë prish shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti dhe ende nuk është bërë shtëpia e re. I zoti i shtëpisë ku jetoj aktualisht më kërkon paratë unë skam ku ti marr jam invalidë, jeton me 14 mijë lek në muaj”, tha një grua e moshuar.

Të tjerë qytetarë shprehen se: “Pallatin e kemi të papërfunduar, bonusin nuk e marrim prej muajit prill dhe detyrohemi të marrim para borxh për të paguar qiranë”

E kontaktuar për këtë çështje Bashkia Kurbin bën me dije se fondi për bonusin e qirasë i cili kap vlerën e 15 milion lekëve prej muajit prill nuk është alokuar nga Ministria e Financave.

Nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 u preken afro 2 mijë familje. Aktualisht më shumë se gjysma e tyre kanë hyrë në shtëpitë e reja, ndërsa procesi i rindërtimit vijon për shtëpive individuale dhe pallatet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?