Të pastrehët në protestë, tensione para bashkisë në Durrës! Banorët: S’marrim bonus qiraje prej 10 muajsh

20 Shkurt, 15:01| Përditesimi: 20 Shkurt, 15:08

  • Share

Një grup banorësh protestuan këtë të martë para bashkisë së Durrësit, duke kërkuar me insistim të takojnë kryetaren e bashkisë Emirjana Sako. Protesta u shoqërua me tension, pasi protestuesit u ndaluan të hyjnë në ambientet e bashkisë.

Ndërkohë të gatishmëri qëndroi policia dhe autoambulanca.

Në protestë morën pjesë dy kategori. Familjet e dëmtuara nga tërmeti, të cilat prej 10 muajsh nuk marrin bonusin e qirasë si dhe familje të pastreha të komunitetit rom e egjiptian.

Ata u pritën në takim nga nënkryetari i bashkisë, u cili u premtoi zgjidhje të shpejt.

E marta e javës së ardhshme do t’i gjejë sërish para bashkisë, nëse premtimi i dhënë sot nuk përmbushet, kanë paralajmëruar protestuesit. Në total janë 2500 familje të dëmtuara nga tërmeti që u është ndërprere bonusi i qirasë dhe 100 familje rome egjiptiane të pastrehë. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?