Kronikë

Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen pasuri me vlerë 3 mln € në pronësi të tre biznesmenëve, dy prej të cilëve vëllezër! Të përfshirë më parë në skema mashtrimi

10 Qershor 2021, 14:38| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 16:42

  • Share

Policia ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro, në pronësi të biznesmenit Gëzim Sallaku, vëllait të tij Saimir Sallakut dhe një personi tjetër, me të cilin dy vëllezërit kanë lidhje shoqërore, i idnetifikuar si Rabi Kurti.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se hetimet ndaj këtyre personave kanë nisur tre vite më parë, pas disa transferta të dyshimta parash.

Si rezultat i hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi sekuestron preventive për pronat e Gëzim Sallakut,  të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale e tij, të cilat janë të regjistruara edhe në emër të shtetasve vëllait të tij dhe Rabi Kurtit.

Konkretisht:

- Sekuestro 100% të aksioneve të shoqërisë “GSA Sallaku” sh.p.k, me aktivitet “Import, eksport, tregti autoveturash, kamionësh etj”, me seli në Durrës, me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Gëzim Sallaku;

- 2 apartamente, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

- 20.600 m2 sipërfaqe toke arë, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

- 1000 m2 sipërfaqe toke truall, mbi të cilën janë ndërtuar 2 banesa me sipërfaqe 140 m2 secila, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

- Një godinë banimi dykatëshe dhe 2 apartamente banimi, në Durrës, në pronësi të shtetasit R. K.;

13 automjete të markave të ndryshme në pronësi të shoqërisë tregtare “GSA Sallaku”.    

Gëzim Sallaku është një emër i njohur për autoritet, ndërsa u dëbua nga autoritetet italiane më 19 shkurt të këtij viti, pasi Policia e Brescia e konsideroi atë person të padëshiruar dhe të rrezikshëm.

Biznesmeni 48-vjeçar, u kthye në Shqipëri.  Ai ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve dhe hetimeve, Sallaku në Brescia është arrestuar dhe gjykuar disa herë për hetime të llojeve të ndryshme.

Nga viti 2002 deri më sot, ai ka qënë i përfshirë në mashtrime në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura dhe marrjen e makinerive të vjedhura në përdorim, por jo vetëm. 

Ka gjithashtu hetime për mashtrim dhe evazion fiskal, falimentim të rremë dhe posedim të armëve të zjarrit. Gëzim Sallaku së bashku me 4 vëllezërit është arrestuar në 2018 për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.  Ata u arrestuan pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave. Biznesmeni Gëzim Sallaku dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan më pas nga burgu. Ndërsa vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku vijon të mbetet i burgosur nën akuzën e përfshirjes në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.

Po ashtu edhe Rabi Kurti rezulton emër i njohur për policinë, i arrestuar në shtator të vitit 2019, si pjesë e një grupi biznesmenësh që kishin krijuar një skemë mashtrimi për rimbursimin fiktiv të TVSH-së dhe mospagimit të tatim fitimit duke i shkaktuar shtetit një dëm në afro 30 milion euro.

Gëzim Sallaku dhe Rabi Kurti

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?