Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, u sekuestruan 33 apartamente, 15 makina dhe 9 njësi të shtetasit Arban Lamka, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e narkotikëve.
Me kërkesë të organit të akuzës në qytetin bregdetar, u sekuestruan 33 apartamente, 15 makina dhe 9 njësi të Arban Lamkës, pas një hetimi pasuror të nisur gjatë këtij viti.
Hetuesit mundën të verifikonin se biznesmeni, pronari i firmës “Klejdi Invest”, aktualisht me statusin “e pezulluar”, ka qenë i implikuar në trafik droge dhe ka ngritur pasuri të paluajtshme si dhe zotëron automjete, të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme.
Kompania e tij kishte aktivitet në fushën e ndërtimit, restaurime objektesh, import-eksport mallrash industriale e ushqimore, ndërtim asfaltim rrugësh, tregtim me pakicë karburantesh, bar-restorant, etj.
Konkretisht janë sekuestruar 33 apartamente me sipërfaqe totale sipërfaqe 800 m2, të ndodhura në lagjen Nr.13, në Plazh në Durrës. Në po të njëjtën lagje janë sekuestruar edhe 9 njësi, 1 tarracë në katin e sipërm të pallatit me sipërfaqe 400 m2, 4 dyqane me sipërfaqe në total 280 m2 dhe 4 garazhde me sipërfaqe në total 280 m2. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 15 automjete.
"Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, u sekuestruan 33 apartamente, 15 makina dhe 9 njësi të shtetasit Arban Lamka, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.01, të vitit 2025, rezultoi se ky shtetas, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe ka krijuar pasuri të paluajtshme dhe automjete të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme", njoftoi Prokuroria e Durrësit.
LISTA me pasuritë e sekuestruara
1-Apartament me sipërfaqe ndërtimit banim 100 m2, Kati i III-të;
2- Apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati i III-të;
3- Apartament me sipërfaqe ndertimi 63 m2, Kati IV-t;
4- Apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati IV-t;
5- Apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati V-të;
6- Apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati V-të;
7- Apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VI-të;
8- Apartament me sipërfaqe 100 m2, Kati VI-të;
9- Apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati VI-të;
10- Apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati VI-të;
11- Apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VII-të;
12- Apartament me sipërfaqe 100 m2, Kati VII-të; dhe
13- Apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati VII-të.
14- Apartament me sipërfaqe ndërtimi banim 79 m2, Kati I-rë;
15- Apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati I-rë;
16- Apartament me sipërfaqe ndertimi 79 m2, Kati II-të;
17- Apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati II-të;
18- Apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati III-të;
19- Apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati III-të;
20- Apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati IV-t;
21- Apartament me sipërfaqe 79 m2, Kati IV-t;
22- Apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati IV-t;
23- Apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 100 m2, Kati V-të;
24- Apartament me sipërfaqe 79 m2 , Kati V-të;
25- Apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 84 m2, Kati V-të;
26- Apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VI-të;
27- Apartament me sipërfaqe 100 m2, Kati VI-të;
28- Apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati VI-të;
29- Apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati Vitë;
30-Apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VII-të;
31- Apartament me sipërfaqe ndërtimi 79 m2, Kati VII-të;
32- Apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VII-të; dhe
33- Apartament me sipërfaqe ndërtimi 79 m2, Kati VIII-të.
34- Tarracë në katin e sipërm të pallatit me sipërfaqe 400 m2;
35- Katër (4) dyqane me sipërfaqe 70 m2 secila në total 280 m2, Kati I-rë; dhe
36- Katër (4) garazhde me sipërfaqe 70 m2 secili në total 280 m2, Kati –I.
37- Pasuri të luajtshme (automjete)15.
SI.E./r.k./ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?
-
Shumë
35.8%
-
Pak
23%
-
Aspak
41.2%
Vota total: 243