Trafik emigrantësh dhe mallra kontrabandë, në pranga shefi i krimeve në Gjirokastër e 4 të tjerë! VIDEO kur efektivi arratiset me vrap (EMRAT)

18 Nëntor, 20:31| Përditesimi: 19 Nëntor, 00:36

  • Share

GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes policore arrestoi Alfred Kondin, shef i sektorit të krimit të organizuar në Gjirokastër dhe ka shpallur në inspektorin Feim Onjea, të cilët ishin të përfshirë në trafik emigrantësh dhe mallra kontrabandë.

I arrestuar është edhe doganieri Bledar Mustafaraj si dhe dy persona të tjerë Ilir Muho dhe Kleodor Kazo, ndërsa një inspektor policie është në kërkim. Efektivët akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa doganieri dhe dy qytetarët për falsifikim dokumentesh dhe kontrabandë.

Nga hetimet disa mujore me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore përfshirja e tyre në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojërave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.

"Nga hetimet disa mujore me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore përfshirja e shtetasve në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojrave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare. 

Gjithashtu u provua se punonjësit e policisë duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet që ju jep detyra, në periudha të ndryshme kanë ndikuar në lejimin e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme nga shtetas të ndryshëm", njoftoi policia.  

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar videon kur inspektori Onjea është larguar me vrap nga komisariati i Policisë së Gjirokastrës në momentin kur kuptoi se do arrestohej. Në video dallohet momenti kur ai del nga ambientet e brendshme të komisariatit Gjirokastër dhe ia fut vrapit. Ai është ende në kërkim. 

Feim Onjea rezulton i dënuar me burg në Greqi. Pas daljes nga burgu ai rikthehet në Gjirokastër dhe direkt fillon punë në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës ku pjesën më të madhe të kohës ka punuar si shofer i drejtorëve të qarqeve. Emërimi i tij brenda radhëve të policisë është bërë kur ishte Ard Veliu drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet tip ML dhe katër aparate celular.

Të arrestuarit dhe akuzat 
1-Alfred Kondi- shef i Krimeve në Policinë e Gjirokastrës
Akuza: “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim. 
2-Xhevit Dine- Specialist në Seksionin e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale
Akuza: “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim
3-Bledar Mustafaraj- doganier, niveli C2 në degën doganore Kakavijë
Akuza: “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”. 
4-Ilir Muho
Akuza: “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.
5-Kleodor Kazo
Akuza: “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.
Në kërkim
1-Feim Onjea në kërkim- Inspektor  me detyrë Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme Shqiponja
Akuza: “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim

1731964729_polici.jpg

Feim Onjea në kërkim

 

Ora 21:23
VIDEO/ Kuptoi se do arrestohej, momenti kur efektivi ia fut vrapit për t’i shpëtuar AMP! U ikën policëve ‘para syve’

AMP arrestoi mbrëmjen e sotme shefin e krimeve në Gjirokastër, Alfred Kondi dhe 4 persona të tjerë për trafik emigrantësh dhe kontrabandë mallrash.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar videon kur një prej inspektorëve është larguar me vrap nga komisariati i Policisë së Gjirokastrës në momentin kur kuptoi se do arrestohej. Bëhet fjalë për inspektorin Feim Onjea.

Në video dallohet momenti kur ai del nga ambientet e brendshme të komisariatit Gjirokastër dhe ia fut vrapit. Në përpjekje për t’u arratisur kalon edhe murin dhe më pas zhduket nga fushëpamja e kamerave të sigurisë.

Onjea është i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim. Aktualisht i shpallur në kërkim.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • zakarel zaka: 19/11/2024 08:39

    qeka fisi landes

    Përgjigju
  • Kdks: 19/11/2024 03:03

    Cfare komedie. Sa njerez qesharake

    Përgjigju
  • Shtet legen: 18/11/2024 22:19

    Shefat e komisariateve qe ishin pa breke ne bythe tani jane me me nga 3 shtepi e biznese ne bregdet e ne orikum...

    Përgjigju
  • Hahahahaha: 18/11/2024 21:58

    Pordhicia e shtetit u iku. Me vrap

    Përgjigju
  • Xhelo: 18/11/2024 21:48

    Sa turp iken me punonjesi i policise me vrap.Kemi kapur fundin si institucion

    Përgjigju
  • Para Amp: 18/11/2024 21:09

    Po Çipa qe qendron ne krye te ketyre dhe n/Dr Krimeve Arben Alika Kur e kane Radhen te gjith te implikuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?