‘Të përmbushen detyrimet që dalin nga dialogu’, DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë për avancimin e procesit të normalizimit  

28 Tetor 2023, 14:05| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 14:09

  • Share

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen urgjentisht dhe seriozisht për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga dialogu që po zhvillojnë, duke komentuar takimet e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me liderët evropianë.

“I mirëpresim takimet e zhvilluara për të avancuar procesin e normalizimit”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si e vetmja mënyrë që do të sigurojë marrëdhëniet e tyre paqësore dhe produktive dhe do të përmbushë aspiratat e tyre për anëtarësim në bllok”, ka thënë Departamenti i Shtetit.

Pesë vendet e QUINT-it paraqitën të shtunën e javës së kaluar në Prishtinë e Beograd një plan të ri “modern”, përfshirë draftin e Asociacionit, që ishte edhe pika kryesore e diskutimeve të Kurtit eVuçiçit me liderët evropianë të enjten në Bruksel.

Pas dështimit në arritjen e dakordimit për zbatimin e planit të prezantuar nga pesë vendet e QUINT-it, Borrelli nëpërmjet një deklarate për media ka thënë se kjo ndodhi për shkak të parakushteve që palët i kanë vendosur njëra-tjetrës.

Por sipas komunikatës së Qeverisë së Kosovës, Kurti ishte i gatshëm të nënshkruante Marrëveshjen bazë, duke theksuar që Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja dhe vendi i duhur për ta bërë këtë. Kurti ka shprehur gatishmëri për ta firmosur edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe SHBA-ja për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike, i cili flet për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës. Sipas ekzekutivit,Vuçiçi ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën i zhbën tri parime të Marrëveshjes bazë, të Aneksit të zbatimit, si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor.

Ndërsa,Vuçiçi ka thënë se Kurti "përdori një truk të mirë" gjatë takimit në Bruksel, pasi siç thotë ai, kryeministri i Kosovës dëshiron të blejë kohë pasi s'dëshiron të bëjë asgjë nga dakordimet e arritura në marrëveshje.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?