Ish-të përndjekurit të zhgënjyer nga Basha, Çika: PD mosmirënjohëse! Na premtoi shumë, por s'i mbajti! Do ketë pasoja

11 Mars 2021, 13:32| Përditesimi: 11 Mars 2021, 15:56

  • Share

TIRANË- Listat e kryedemokratit Lulzim Basha ka sjellë pakënaqësi në radhët e të ish-përndjekurve politik, pasi nuk janë përfaqësuar në masën që kryedemokrati u kishte premtuar. Nebil Çika, nga Shoqata e të Përndjekurve, tha se Basha ka futur në lista njerëz që nuk kanë pasur dakordësinë e kësaj shoqate. I ftuar në emisionin "Sot Live në Shqipëri", Çika tha se para hartimit të listave Shoqata e të Përndjekurve i ka dërguar emrat për t'i përfshirë si kandidatë në garën e 25 prillit, por që nuk janë marrë parasysh. Sikur kjo të mos mjaftonte, Çika tha se edhe ato emra që janë vendosur nga të përndjekurit janë caktuar në pozicione aspak të sigurta.

"Nuk ka të përndjekur, nuk ka aq sa ne i japim elekroralisht PD, por edhe një pjesë e mirë e jona janë në vendet të pasigurta të listës. Nuk funksionoi një gjë që ne e kërkuam me ngulm. Të përndjekurit politik janë rreth 40 persona që i bie m pak se 20% e përfaqësisë, por duke llogaritur që një pjesë janë poshtë listës, dhe ky përfaqësim do jetë më pak. Por problemi është që deputetët në lista të merrte pëlqimin e 2 palëve të partisë dhe tonën, ne vërejmë që kërkesë e jona nuk është plotësuar. Ne kishim një listë të propozuar nga ne nga një përfaqësues në të gjitha qarqe, ku janë marrë parasysh 2 apo 3 emra që janë përfshirë në listën përfundimtare", tha Çika.

Problemi nuk është vetëm mospërfaqësimi në lista. Çika thotë se Basha u kishte premtuar shumë gjëra në takimet që zhvilloi me të ish- përndjekurit dhe pronarët, por më pas në marrëveshjen me 13 pika të nëshkruan me LSI-së për qeverisjen e ardhshme, asnjë premtim nuk ishte reflektuar.

"Nga data 24 bëmë një takim ku na premtoi shumë gjëra, dhe më pas bënë edhe një takim me pronarët dhe ku ne pamë programin, që kur firmosi programin me LSI, të përndjekurit nuk ishin të përfaqësuar në 13 pikat kryesor. Kjo nxori një problem të madh. Asnjë nga përfaqësuesit tanë nuk reaguan nga kjo mungesë vëmendje në programin e qeverisë së përbashkët, i vetmi që reagoi isha unë, kjo ka nxjerrë problemin. Nëse PD është mosmirënjohëse, PD është si një shtëpi me dy barqe. Ne prap jemi si djemtë e njerkës, vota e të përndjekurve politik që të mos jetë", tha ai.

Kjo, për Çikën do të sjellë pasoja në elektoratin e demokratëve, pasi për aq kohë sa të përndjekurit politik nuk janë të përfaqësuar, nuk duan të dalin në votime. Përballë këtij zhgënjimi, Çika tha se Basha dhe asnjë përfaqësues i PD-së nuk e ka marrë mundimin për t'u dhënë një përgjigje.

"Ne bëmë përpjekje maksimale, ai e ka llogaritur vetë çdo pasojë të veprimit të tij, unë dua që t'i them që pa pasur një përfaqësim të plotë politik, mundësia e marrjes në mënyrë maksimale të votës sonë, bëhet një mision i vështirë. para pak ditësh kemi pasur një denoncim, për të shpjeguar se nuk kanë reguar mirë të përndjekur, ne duam përfaqësues politik. E kam paralajmëruar Bashën që nëse nuk kemi përfaqësuesit e duhur, do kemi një problem që nuk do të shkojnë në zgjedhjet dhe kjo i shkon në favor të kundërshtarit. Jemi përpjekur të flasim, por ka pasur një mungesë totale të komunikimit nga të gjithë dhe kjo e bën edhe më të vështirë situatën. Është e pamundur që të ketë një argument nga Basha pse ka dhënë kaq pak përfaqësim, ndërkohë që shumë pak ditë para zgjedhjeve premtoi diçka tjetër", tha Çika.

 

VIDEO/Intervista e plotë

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?