Duka dhe Shulku, të pezulluar nga gjykata, në Kongresin e FIFA-s

Të pezulluar me vendim gjykate marrin pjesë në Kongresin e FIFA-s, Armand Duka dhe FSHF shkelin hapur ligjet dhe vendimet e institucioneve shqiptare

31 Mars 2022, 15:21| Përditesimi: 31 Mars 2022, 15:26

  • Share

Armand Duka ka shpërfillur për të disatën herë vendimin e Gjykatës e cila e ka pezulluar atë dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe është paraqitur si President i FSHF-së në Kongresin e FIFA-s që po zhvillohet në Doha, kryeqyteti i Katarit. Kjo përbën shkelje të hapur të vendimit të gjykatës për pezullim dhe një tjetër karshillëk që Duka i bën institucioneve në Shqipëri.

Kujtojmë se përmes një procesi farsë u rizgjodh Armand Duka në krye të Federatës, por funksionet e tij dhe të sekretarit të përgjithshëm Ilir Shulku janë të pezulluara nga vendimet e gjykatës së Tiranës. Më 18 mars, Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për pezullimin e Armando Dukës dhe Ilir Shulkut pasi janë në hetim nga prokuroria sepse dyshohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare për të zgjedhur fitues në krye të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, Krenar Alihmemeti.

Armand Duka u rikonfirmua President i Federatës në zgjedhjet e mbajtura nga Asambleja e Përgjithshme. Në një proces të manipuluar që në gjenezë të saj, Armand Duka u rizgjodh më 15 mars sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pa asnjë surprizë, ai arriti që të siguronte 37 vota nga 43 votues të vlefshëm që morën pjesë në Asamble duke vijuar drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të Futbollit në vend edhe për 4 vitet e ardhshme.

Report Tv raportoi skandalin në zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së, por e vërteta ka një kosto. Kujtojmë se Armand Duka nuk e ka vonuar hakmarrjen duke refuzuar akreditimin e Report Tv për ndeshjet e Kombëtares, duke bërë një akt censure kundër një media të pavarur. Hyrja në tribunën e shtypit realizuar në stadiumin e ri “Air Albania” sipas standarteve të fiksuara nga UEFA, është një parim i respektuar në të gjithë stadiumet e botës. Gazetarët nuk kërkojnë akteditim në tribunën e shtypit si tifozë, por si operatorë të informacionit që duhet të informojnë tifozët dhe opinionin publik mbi ndeshjet që luhen. Kjo e drejtë iu është mohuar gazetarëve të Report Tv

Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së ishin vendosur që të mbaheshin në datën 2 mars, por Gjykata e Tiranës, pezulloi garën deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Armand Duka mblodhi sërish Asamblenë dhe vendosi edhe kësaj here në kundërshtim me ligjin që procesi të mbahet më 15 mars. 

Gjykata e Tiranës paralajmëroi se nëse drejtuesit e FSHF-së do të vijonin me procesin zgjedhor në kundërshtim me masën e sigurisë që ajo ka dhënë, shkelësit do të dënohen me burg që sipas kodit penal shkon gjer në 3 vite burg.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genci: 31/03/2022 19:55

    Uefa ka kompetence per vendimet qe marrim organet e fshf ne lidhje me ceshtjet sportive, ndersa me ceshtjet administrative gjykatat e zakonshme si ajo e tiranes apo rretheve kane te drejte te gjykojne vendimarrjet, fundja fshf funksionon si ojf dhe jo me kot sipas ligjit sa here qe merren vendime ne fshf, ato duhet te dergohen ne gjykate qe te regjistrohen ne regjistrin perkates te ketyre organizatave. Pra nuk ndodhemi perpara nderhyrjes se politikes, qeverise apo bashkise ne ceshtje sportive. Ceshtja qendron ne faktin qe smund te qendroje ne detyre me shume se 2 apo 3 here i njejti person sepse behet perandor dhe krijohet nje klan qe mbron ne linje vertikale njeri tjetrin. Po te shohesh studio e Fatmir Brakes e asistentet e tij nga njera ane mbron Duken ne ceshtjet e tij te bizneseve private dhe nga ana tjeter keta asistente jane drejtori juridik i fshf aldo topciu dhe kryetari i komisionit te apelit julian mertiri ne fshf, pa permendur anetaret komisionit te apelit si pajtim melani financier qe duhet te jete jurist dhe gjykon vendimet per ceshtje juridike ne fshf. Pra duhet te shkeputet nga rrenjet

    Përgjigju
    • Nuni: 31/03/2022 23:18

      I dashur Genci, ske merak qe neser sdo te pranojne ne pune. Se paske goxha informacion. Por paske informacion te degjuar nga koridoret e punes. Te uroj qe te vazhdosh me keto denoncime alla Rilindje. Se na mban te informuar mbi gjithe situaten se cfare ndodh e cfare thuhet ne ate institucion. Do kesh ndodnje merak ti, se do te kene len pak pas dore. Ureme dhe suksese nje jete. Poshte e me poshte shkofsh. Te fala nga fansi jot i zjarrte Nuni

    • Lenci: 31/03/2022 22:45

      S’të del e keqja “Genci” … Marazi këto ka, do durosh.

  • Arti: 31/03/2022 16:25

    UEFA eshte qeveri ne vete dhe super e korruptuar. Edhe Sala me duket provoi ta hiqte ket gjel dhe na pezulluan kombetaren.

    Përgjigju
  • Foltorja: 31/03/2022 16:24

    Jeni zhele nuk jeni shtet. 10 vjet ham ham ham.

    Përgjigju
  • Genci: 31/03/2022 15:55

    Prokuroria e tiranes nepermjet kallzimit te kandidatit Shakohoxha apo kushdo qe ka lidhje me ceshtjen e Dukes e fshf, duhet te vihet ne levizje e te merret i pandehur sepse nuk duhet te ushtroje asnje detyre sepse eshte i pezulluar nga gjykata. Edhe ju te medias duhet te veproni urgjent

    Përgjigju
    • adi: 31/03/2022 17:33

      provojeni dhe ngelem pa futboll. fifa ka hjykatat e veta

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?