Të premten komisioni për Reformën Zgjedhore, Bardhi paralajmëron vijimin e kaosit: Mbledhja farsë e atyre që bllokuan

24 Janar, 14:35| Përditesimi: 24 Janar, 17:04

  • Share

TIRANË- Deputeti Gazment Bardhi pas mbledhjes me deputetët e grupit të Rithemelimit dha një deklaratë për mediat ku foli për mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore që është caktuar të mbahet të premten (26 janar) në orën 10:00 në sallën Pjetër Arbnori.

Ai paralajmëroi një përsëritje të skenarit të mbledhjes së kaluar në 19 janar, e cila u bllokua nga deputetët e grupit të tij dhe të Rithemelimin me pretendimin se nuk ishin përfaqësuar në komisionin bipartizan për 'Zgjedhoren'.

“Kuvendi ka një traditë të funksionimit të këtij komisioni. Opozita dhe mazhoranca jo thjesht duhet të kenë numra të barabartë por vullneti i njërës paalë nuk mund t’i mbivendoset palës tjetër. Vijimi i farsës duke ripërsëritur kërpëratat e 2020 në një reformë të njëanshme zgjedhore të paralajmëruar për të premten është një tjetër fasadë të atyre që për 22 muaj bllokuan reformën zgjedhore duke i mundësuar Edi Ramës zgjedhjet e 14 majit me të njëjtat problematika”- u shpreh Bardhi.

Sa i takon qasjes së deputetëve në mbledhjen që u mbajt, Bardhi tha se vendimi është i qartë, duke nënkuptuar sërish bllokimin e mbledhjes së komisioneve deri në plotësimin e e kushteve të opozitës.

"Mbledhjet që thirren, thirren si fasadë, dihet qëndrimi i opozitës sa i takon komisioneve, nuk lejohen derisa të përmbushen kushtet. Po tentojnë ti hedhin hi syve qytetarëve, që nuk janë këta që e bllokuan për 22 muaj, por po e bllokon opozita"- shtoi ai. 

Sa i takon propozimit të Bashës për lista të hapura, Bardhi u shpreh se Basha nuk i ka dashur kurrë, pasi do t’i kishte propozuar që në vitin 2019 në marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Ora 16:55
Alibeaj i përgjigjet Bardhit: Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik

1706112201_vvvvvvvbbb.JPG

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe Bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvend, Enkelejd Alibeaj, në përgjigje të pretendimeve të Komisionit të “Rithemelimit” shprehet se Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik. Në një postim në Facebook, shton se të gjitha flukset opozitare janë të mirëpërfaqësuara në atë komision dhe se rregullat nuk mund të ndryshojnë sa herë një deputet ndryshon qëndrim.

"Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet shoë politik, qoftë edhe për të shkuar drejt rrugës së shpresës. Opozitarizmi nuk është çertifikatë që të mund ta shpërndajë dikush. Rregullat e lojës janë ato të caktuara, që kur u nis procesi i reformës. Aty, çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar, me kërkesë të vetë PDSH. Secili ka të drejtë dhe detyrim të marrë pjesë, të ulet, të punojmë e të bëjmë propozime opozitare bashkë. Ashtu siç PD ka bërë deri më tani, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhjet e ndershme: me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votë për diasporën dhe votim&numërim elektronik. Rregullat nuk ndryshojnë sa herë që ndonjë deputet ndryshon qendrim. PD është e vendosur për reformë zgjedhore për shqiptarët", shkruan Alibeaj.

Ora 15:01
Të premten mblidhet ‘Zgjedhorja’, Bardhi: Vijim i farsës, komisionet e i bllokojmë derisa të përmbushen kushtet tona

1706103141_bardhi.jpg

Të premten pritet të mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, ndërsa pas takimit me deputetët e Berishës, Bardhi tha se është vijim i farsës. Ai thotë se e mbledhin komisionin pasi e dinë strategjinë e tyre se do bllokojnë deri sa t’u plotësohen kushtet.

Mbledhjet që thirren, thirren si fasadë, dihet qëndrimi i opozitës sa i takon komisioneve, nuk lejohen derisa të përmbushen kushtet. Po tentojnë ti hedhin hi syve qytetarëve, që nuk janë këta që e bllokuan për 22 muaj, por po e bllokon opozita. Jemi ne që kemi ngritur shqetësim. Pse është bllokuar reforma zgjedhore, ca ndodhi në 22 muaj që nuk u mblodh komisioni. Pse nuk u zhvillua asnjë mbledhje? Tani që opozita ngre zërin, hajde bëjmë sikur po bëjmë një mbledhje që të kalojën edhe disa muaj dhe ta dështojmë reformën zgjedhore.

Ora 14:57
Reforma Zgjedhore, Bardhi: PD nuk është parti për të prodhuar mandat për Bashën, ka qenë kundër listave të hapura

1706103205_bardhi.jpg

Ndërsa PD zyrtare ka nisur punën me mazhorancën për Komisionin e Reformës Zgjedhore, Gazment Bardhi pas takimit me deputetët e Berishës ka shigjetuar Bashën duke i thënë se PD nuk është parti për të prodhuar mandat për të apo dy të tjerë, por duhet të jetë një parti alternativë.

Sa i takon propozimit të Bashës për lista të hapura, Bardhi thotë se Basha nuk i ka dashur, pasi do t’i kishte propozuar që në vitin 2019 në marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

“Për çdo opozitar, siç thotë vendimi i Kuvendit, duhet të reflektojë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, konstatimet e Komisionit të Venecias. Çdo opozitar që e ka patur prej vërteti betejën që bëmë në 2021, ku Rama hoqi koalicionet nga kodi zgjedhor, do duhet ta nisë nga aty. Për listat e hapura nuk është çështje që diskutohet për herë të parë. Është propozim i mirëpritur. Nuk e ka bërë Basha për herë të parë, se të kishte qenë pro kishim bërë që në 2019 dhe ishte bërë pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit. E nisim nga këtu, e sigurt është që ne nuk luajmë për rolin e një partie të vogël që synon të prodhojë mandat për Bashën, dhe dy të tjerë. PD është alternativë, do duhet të jetë alternativë për pushtetin. Nëse duan parti të vogël për të siguruar dy mandate ta vazhdojnë, nuk është betejë e grupit të PD”, tha Bardhi.

Ora 14:50
Kërkojnë zëvendësimin e Alibeajt nga ‘Zgjedhorja’, Bardhi: I dhamë besimin, në 22 muaj reforma nuk shkoi para, strategji për ta lënë në harresë

1706103794_bardhi.jpg

Gazment Bardhi pas takimit me deputetët e Rithemelimit ka folur për Reformën Zgjedhore. Sa i takon Alibeajt, për të cilin grupi i Bardhi-Berisha kërkon zëvendësimin si bashkëkryetar, Bardhi thotë se në kolegët i dhanë besimin por ajo reformë nuk është çuar para për 22 muaj. Sipas Bardhit nuk ka asnjë shkresë në 22 muaj që të kenë kërkuar mbledhjen e Komisionit, duke thënë se kjo është një strategji për ta lënë në harresë.

“I kam besuar kolegut Alibeaj në maj, si unë pjesa dërrmuese e grupit për të bashkëdrejtuar punën në emër të opozitës në komision. Ka pastur besimin për një kohë të gjatë, u bënë 22 muaj nga momenti ngritjes, jemi dëshmitarë që ajo reformë nuk është çuar para. Vetëm kur opozita ngriti zërin për bllokimin, konstatim që u konfirmua edhe nga Komiteti i Stabilizim Asociimit, kolegët u kujtuan pasi e hoqëm këtë besim. Shpërdoron besimin. Kjo çështje nuk u ngrit asnjëherë në publik, s’ka shkresë zyrtare për tu mbledhur, ishte strategji për ta lënë në harresë para zgjedhjeve lokale. Po lihej edhe një vit para zgjedhjeve të përgjithshme 2025”, tha Bardhi.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?