Të premten shtrëngata, ja parashikimi i motit! Gjoni: Edhe javën tjetër shi, në fund të shtatorit mot i ngrohtë

10 Shtator, 13:09| Përditesimi: 10 Shtator, 13:21

  • Share

Kjo javë do të shoqërohet me reshje shiu dhe ulje temperaturash. Specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni tha për Report Tv se sonte në darkë pritet pushimi i reshjeve, por të rikthehen sërish të enjten.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Gjoni theksoi se gjithsesi se temperaturat janë të ngrohta për muajin shtator.  

“Do të kemi reshje edhe përgjatë drekës dhe pasdite do kemi pushimin e reshjeve që ndërpriten në darkë dhe rikthehen të enjten pasdite, për të na shoqëruar të premte dhe të shtunë. Temperaturat vijnë në rënie graduale, s’kemi rënie drastike, por vlen të theksohet se janë temperatura të ngrohta për muajin e shtatorit”, tha Gjoni për Report Tv.

Po ashtu, edhe java në vazhdim do të shoqërohet nga reshjet e shiut. Këtë të premte priten shtrëngata, ndërsa Gjoni tha se java e fundit e shtatorit do të jetë e ngrohtë dhe pa reshje.  

“Edhe java në vazhdim do jetë me reshje, ndërsa javën e fundit e shtatorit presim mot të kthjellët dhe temperatura disi më të ngrohta siç ishin javën e parë të shtatorit.

Të premten më mëngjes do kemi reshje në nivele mesatare dhe do kemi të pranishme shtrëngata dhe do kemi rënie tjetër temperaturash të shtunën. Dita e mërkurë shënon një rritje të lehtë”, tha Gjoni.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?