Të presësh një ditë për të shkarkuar një film, shteti me internetin më të ngadaltë në botë

3 Dhjetor 2021, 17:30| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 17:31

  • Share

Turkmenistani është shteti me internetin më të ngadaltë në botë, sipas një raporti të faqes “Cable.co.uk”. Qytetarëve të këtij shteti u duhet gati një ditë për të shkarkuar një film. Shpejtësia e internetit në Turkmenistan është vetëm 0.5 Mbps dhe për të shkarkuar një film prej 5 gigabyte zgjati 22 orë e 34 minuta.

Në Evropën Lindore, tre vende me shpejtësinë mesatare më të shpejtë të internetit ishin Hungaria (104.07 Mbps, e 10-ta), Rumania (67.40 Mbps, e 29-ta) dhe Sllovenia (67.20 Mbps, e 30-ta). Tre vendet më të ngadalta ishin vendet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut (15.38 Mbps, e 107-ta), Shqipëria (19.36 Mbps, e 96-ta) dhe Kosova (22.21 Mbps, e 81-ta).

Nga të gjitha 224 vendet e anketuara raporti vlerësoi se internet shumë më të shpejtë kanë shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore, shtetet skandinave, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia e Singapori.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?