Të prezantoj Shqipërinë’! Aktori i lindur në Itali, monolog në teatër

19 Qershor, 14:55| Përditesimi: 19 Qershor, 17:29

  • Share

Është çelur në Tiranë, MEDIUMS, Festivali i Teatrit Bashkëkohor që sjell në Tiranë artiste, trupa teatrore, kuratore festivalesh e kritike kombëtare e ndërkombëtare të artit.

Festivali i cili vjen nën kujdesin e aktores së mirënjohur Ema Andrea u hap me monologun “Të prezantoj Shqipërinë” nga Klaus Martini, një i ri shqiptar i rritur në Itali, atje ku bëri ëndrrën e madhe realitet, të diplomohej për aktrim.

Monologu “Të prezantoj Shqipërinë” është i përbërë nga histori autobiografike, fragmente nga krijimtaria e artistit italian Pier Paolo Pasolini dhe ripunime autoriale. Monologu tregon takimin imagjinar mes një djali emigrantësh shqiptarë njëzet vjeçar dhe ‘The Dream of a Thing’ nga Pier Paolo Pasolini. Përmes këtij takimi imagjinar, Klaus Martini tregon edhe historinë e migrimit të prindërve të tij, legjendat të përcjella nga gjyshërit, vallet dhe ceremonitë që i japin ritëm jetës së botës fshatare.

Festivali i Teatrit Bashkëkohor në Tiranë (MEDIUMS), do vijoje në kohë dhe pritet që të sjellë në vendin tonë një sërë shfaqjesh.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?