Sport

‘Të punojmë fort që të arrijmë nivelin e tyre’, Lautaro: Humbja me Juventusin nuk u bë dramë

10 Tetor 2019, 14:31| Përditesimi: 10 Tetor 2019, 14:32

  • Share

Lautaro Martinez ishte një nga më të mirët për Interin në ndeshjen me Juventusin pavarësisht se zikaltërit u mposhtën 1-2 duke humbur kreun e klasifikimit dhe mbi të gjitha duke marrë një goditje psikologjike përsa I përket nivelit të skuadrave.

Gjithsesi ‘El Toro’ së fundmi është aktivizuar më kombëtaren argjentinase e cila në miqësoren kundër Gjermanisë të zhvilluar të mërkurën ka barazuar me rezultatin 2-2. Edhe pse nuk realizoi asnjë nga golat Lautaro qëndroi në fushë për 90 minuta. Në përfundim të ndeshjes ai është pyetur nga ‘Mediaset’ për disfatën me Juven:

“Juventusi është një skuadër shumë e fortë. Në u mblodhëm pas ndeshjes dhe folëm të gjithë, duhet të punojmë fortë që të arrijmë nivelin e tyre. Humbja nuk u mos si një sinjal negative, por si një stimul që të përmirësohemi më shumë.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?