Elham Elezaj dhe Artan Cuku

3 policë të rënë në krye të detyrës do prehen në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ nga 5 maji! Si dhanë jetën për vendin Elham Elezaj, Artan Cuku dhe Rufan Hakrama

3 Maj 2022, 12:33| Përditesimi: 4 Maj 2022, 17:54

  • Share

3 oficerë të policisë që kanë rënë në detyrë, por janë shpallur Dëshmorë të Atdheut pasi janë varrosur nga familjarët në varreza normale, do të zhvarrosen dhe do të varrosen sërish në Varrrezat e Dëshmorëve.

Ata janë Elham Elezaj, ish-komandant i Reneas i vrarë në korrik të 98’ës gjatë një aksioni për një pengmarrje në zonën e Oxhakut në Tiranë, Rufan Hakrama dhe Artan Cuku, ish-drejtuesi i policisë i vrarë në 2017-ën.

Procedurat e zhvarrosjes do të ndiqen këto ditë, ndërkohë më 5 maj ata do të jenë të varrosur në Varrezat e Dëshmorëve, dhe shteti do t’i nderojë me ceremoni. Ata janë të varrosur në Sharrë dhe në Tufinë. Më 5 maj do të keteë njeë ceremoni tek Akademia e Policisë.

Vrasja e Elham Elezaj

Në 9 korrik të vitit 1998 Forcat RENEA u njoftuan se një person kishte marrë peng pjesëtarët e një familje, mes të cilëve gra dhe fëmijë. Pengmarrësi, Gëzim Kërçuku, ishte polic i objekteve. Familja që mori peng, i kishin lënë motrën ditën e dasmës. Më 9 korrik, Elham Elezi ishte i gatshëm, ishte dita e fundit në atë detyrë, pasi ishte emëruar shef komisariati në Sarandë, më 10 korrik do të paraqitej në detyrën e re. Kolegët rrëfejnë se Elhami shkoi në aksion pa antiplumb, u bashkua me kolegët dhe rrethuan godinën në zonën e Oxhakut në Tiranë, një shtëpi e pabanueshme. Operacioni zgjati, derisa ra nata, pengmarrësi nuk iu përgjigj thirrjeve për tu dorëzuar dhe ka qëlluar me armë. Ishte fshehur pas një lavatriceje, dhe në mungesë të ndriçimit, ka qëlluar duke lënë të vdekur Elham Elezajn.   Elham Elezaj ka marrë pjesë në disa prej operacioneve më të vështira të vitit 1997, duke veçuar aksionin që pasoi masakrën e Cërrikut, ku u vranë 6 gardistë. Elham Elezaj mbahet mend si efektivi që arrestoi kryebanditin Zani Çaushi. Humbi jetën në moshën 29-vjeçare.

Vrasja e Artan Cukut

Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë në hyrje të liqenit artificial në 8 prill të vitit 2017.  Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së ish-komisar Artan Cukut është hakmarrja, pasi në kohën që ai mbante postin e drejtorit të policisë Vlorë, rihapi një vrasje të bujshme në këtë qark dhe vuri në pranga vrasësin Bledar Jambelli, i cili çuditërisht u lirua më pas nga gjykata. Artan Cuku është shpallur "Dëshmor i Atdheut" më 9 Prill 2019, titull që iu dorëzua bashkëshortes së tij nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cukmuti: 03/05/2022 13:47

    Hiqeni kete halene Cukun se eshte turp te beni pis edhe ata 2 policet e tjere qe vertet kane vdekur si heronj. Nuk ka polic hero me 500 mije euro shtepi as ne Amerike jo me ky fshatari i Dibres. Turp per ata qe i bejne respekte ketij ish -trafikanti droge me uniforme , respekt per 2 punonjesit e tjere te policise .

    Përgjigju
    • Xxxxx: 03/05/2022 14:40

      Bravo vlla ..cukut ti sekuestrohet shtepia edhe i gjith kapitali vendosur me kontrabad droge turp per shtetin qe po dekoron nje maskara si cuku ..

  • Vlora: 03/05/2022 13:02

    Turp..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?