Foto ilustruese

‘Të respektohen masat’, Urgjenca Kombëtare ngre alarmin: Po rritet numri i të infektuarve nga mosha 15-35 vjeç

1 Shkurt 2021, 17:41| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 17:48

  • Share

Situata e COVID-19 në vendin tonë vijon që të mbetet shumë shqetësuese, ku çdo ditë raportohet një numër i lartë i personave të prekur me COVID-19. Një nga shkaqet e rritjes se infektimeve, sipas Komitetit të Ekspertëve është edhe mosrespketimi i masave Anti-COVID.

Në një postim në mediat sociale Uregjenca Kombëtare, teksa ka renditur shifrat e qytetarëve të cilët kanë telefonuar në QKUM, nënvizon se ka një rritje të lartë të personave të infektuar nga moshat 15-24; 25-35 vjeç. Ndër të tjera në shkrim thuhet se kjo është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme.

QKUM bën thirrje të respektohen rregullat bazë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga COVID-19.

Postimi i plotë: Rreth 52000 thirrje janë regjistruar vetëm gjatë muajit JANAR drejt numrit unik 127, pranë Njësisë së Koordinimit në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, 9500 prej të cilave kanë qenë thirrje COVID. Gjithashtu, janë regjistruar nga rreth 1800-2000 në ditë, nga te cilat rreth 390-400 në ditë kanë qenë COVID. Vetëm gjatë muajit janar nga ekipet e terrenit të urgjencës mjekësore, janë kryer rreth 12000 misione, 2600 prej të cilave kanë qenë misione COVID. Ajo që mbetet për tu shqetësuar në këto momente është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24; 25-35 vjeç. Është është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme. Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë.

Duke parë nr në rritje të infektimeve QKUM, ju bën thirrje të respektoni rregullat bazë për të mbrojtur veten tuaj dhe të tjerët nga COVID-19. Të respektoni distancën dhe të mbani maskë, të lani shpesh duart dhe të distancoheni nga grumbullimet.

Por çfarë duhet të bëni nëse simptomat tuaja #COVID19 janë të lehta ose mesatare? Qëndroni në shtëpi: Mos përdorni #antibiotikë: Pushoni, ushqehuni, pini normalisht: Telefononi 127 ose mjekun tuaj të familjes nëse simptomat tuaja përkeqësohen.

Ditën e sotme janë shënuar 865 raste të reja me COVID dhe 13 humbje jete! Është ky bilanci i koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, shifra këto të ardhura si rezultat i 2960 testimeve. Tirana vijon të mbajë numrin më të lartë të rasteve ditore dhe viktimave në 24 orë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?