U shkrumbua nga zjarri, Balla: Nis mbjellja e pemëve në Pishporo! S’ka ndërtim resortesh, fantazi! I bashkohet edhe Agron Duka

17 Dhjetor 2023, 16:38| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 19:41

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ju bashkua sot nismës “Të rimbjellim Pishporon” e cila do të rivitalizojë zonën pas dëmeve të mëdha që sollën zjarret e kësaj vere.

Ministri Balla në fjalën e tij shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që do të kontribuojnë në mbjelljen e mijëra pemëve në këtë park natyror.

"Kjo është një zonë e egër, siç e ka bërë dora e Zotit, por ajo që na duhet është një rrjet rrugor. Këto zjarre u shkaktuan nga dora e njeriut. Këtë vit ishin 100 persona të proceduar penalisht për zjarrvënie të qëllimshme, një pjesë e tyre, 45 janë në arrest me vendim të Gjykatës. Ndaj na duhet të planifikojmë gjithë rrugët, që nëse do na duhet të ndërhyjmë përsëri në raste zjarri, të kenë akses zjarrfikëset. Por edhe të rritim flotën dhe kapacitet e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, që bënë një punë të madhe së bashku me strukturat e tjera, në rastin e zjarreve", theksoi ministri Balla.

Duke iu përgjigjur akuzave të lëshuara në kohën kur strukturat përballeshin me flakët, kreu i Ministrisë së Brendshme mohoi çdo zë se zona do të kthehej në kantier ndërtimi.

"Pati dhe politikanë  të caktuar apo ndonjë media, që thanë atëherë se 'ja vunë zjarrin vetë se duan të ndërtojnë resort apo çfarë tjetër', duke lëshuar fantazinë, por ata nuk e kanë për turp", tha Balla.

Një ditë para protestës së thirrur nga opozita, Ministri i Brendshëm Taulant Balla është shfaqur në krah Kryetarit të Partisë Agrare Ambjentaliate, Agron Duka, ku ju bashkuan nismës “Të rimbjellim Pishporon”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • King Fu: 17/12/2023 21:02

    Sh mirë,mbillni pemë kudo...,Natyra ju'a shpërbleftë me Shëndet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?