Të rinjtë bëjnë operacione plastike, rritet numri i djemve

26 Mars 2019, 18:34| Përditesimi: 26 Mars 2019, 19:34

  • Share

Me rritjen e fuqisë së imazhit është rritur dhe tendenca për të kryer operacione plastike. Janë pikërisht të rinjtë ata të cilët marrin më së shumti guximin të bëjnë ndërhyrje në fytyrë dhe trup, duke synuar sa më shumë perfeksionin. Mjekët kirurgë shprehen se shumica e operacioneve që bëjnë të rinjtë nuk janë fare të nevojshme. Kirurgu Sokol Isaraj shprehet se të rinjtë që kryejnë operacione plastike, marrin shembuj personazhe të ndryshme nga rrjetet sociale, duke synuar të bëhen si ata.

"Në thelb asnjë operacion estetik nuk është i nevojshëm. Një operacion do të quhej i nevojshëm nëse do të rrezikonte jetën. Unë e kam në eksperiencën time të përditshme kur pacientët më tregojnë fotot e pacientëve në Instagram, në përgjithësi duhet të dinë që fotot janë shumë të manipulueshme", shpehet mjeku kirurg.

Edhe pse kanë qenë gjithmonë vajzat ato që kryenin më së shumti operacione plastike, mjekët pohojnë se edhe djemtë nuk mbeten pas, pasi është rritur interesi i tyre për të bërë ndërhyrje në fytyrë dhe trup, në mënyrë që të duken më të bukur

“Nuk mund të thuash që janë të gjitha femrat, ose pjesa dërrmuese janë femrat që kërkojnë operacione plastike. Sigurisht që për operacionet e gjoksit dhe të barkut nuk mund të presësh të jenë meshkujt më të shumtë, por ka disa raste kur bëhen përjashtime. Gjithmonë e më shumë meshkujt kërkojnë këto procedurat jo invasive, botox dhefillers”, thotë ndër të tjera mjeku.

Madje, vetë djemtë për Report tv pohojnë se nuk janë kundër operacioneve të tilla.

“Dakord jemi për operacionet plastike, nëse kjo i bën njerëzit të ndjehen më mirë”, shprehet një prej djemve.

Për psikologen Aurela Agalliu kjo tendencë në rritje shpjegohet me ndikimin që kanë personazhet e famshme në psikologjinë e të rinjëve, modelin që ata japin, dhe mënyrën si shfaqen në rrjetet sociale. Psikologia shpjegon se presioni i shoqërisë për mënyrën si dukesh në aparencë është një tjetër faktor.

 “Rrjetet sociale, ne e dimë tashmë dhe sidomos Instagrami është kthyer në një model te të rinjtë, nëse do shohim persona publikë, sepse kryesisht kane qenë VIP-at që kanë përcjellë imazhet e para dhe të medias dhe të bukurisë, ndryshimet që janë kryer në estetikën e tyre janë përkthyer në një  te të rinjtë. Tashmë mund të themi se shohim persona me personalitete të ndryshme, por me tipare të njëjta”, thotë psikologia.

Sipas studimeve të ndryshme, 55 % e të rinjve që bëjnë operacione plastike, i ndërmarrin këtë procedurë për të bërë një selfie më të bukur.

Thirrja kryesore për të rinjtë është të kuptojnë se ndonjëherë imazhi nuk përfaqëson atë që ata janë në të vërtetë.

Komento

Komente

  • Fredi: 27/03/2019 10:35

    Baj ga!

    Përgjigju
  • Thuajarini këngës që diti: 27/03/2019 07:52

    Rini prej balte,,rini pubesh e baresh, rini expresi,,etj etj,aaaaa ju keni lajthit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?