Kronikë

Të rinjtë në Fier interes për kurset profesionale! Berber, kuzhinier, hidraulik, kurset më të preferuara

1 Shtator 2021, 19:47| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 20:20

  • Share

Mbi 300 të rinj ndjekin kurset profesionale në Qendrën e Formimit Profesional dhe Publik në Fier. Kurset janë falas dhe ofrohen për të gjithë të rinjtë e bashkive te qarkut Fier.

"Ka frekuentime si për kursin xhenerik, parukeri, kuzhinë. Kursantët që mbarojnë këtu e gjejnë veten në tregun e punës vendas dhe të huaj. Certifikatat janë të njohura në tregun rajonal dhe më gjerë", shprehet drejtori i qendrës, Aleksandër Lila.

Kurset profesionale zgjasin 4 muaj dhe degët më të preferuara janë berber, parukeri, kuzhinë dhe teknik për elektroshtëpiake apo hidraulikë.

"Unë bëj kursin e berberit për një punësim, për të ardhur më të mirë, rekomandoj ta bëjnë të gjithë. në tregun vendas dhe të huaj., më duket kurs i mirë"- tha ai.

Të interesuarit për të mësuar profesionin e berberit, kryesisht kërkojnë të largohen për punë jashtë vendit, thotë instruktori.

"Kërkesat janë nga 18-vjeç e sipër. Profesioni i berberit është i bukur dhe në modë. Është punë e bukur mban veten dhe rekomandon shokët. Kam disa kursantë që janë punësuar pas kursit. kërkesa kemi nga Fieri, Lushnja e Berati. Kryesisht ata që bëjnë kursin duan të ikin jashtë", shprehet ai.

Po kështu interes të shtuar ka për kursin e kuzhinës, ku gjithnjë e më shumë ka kërkesa për punësim nga operatorët turistikë.

‘Punësohen nxënësit që dalin nga shkolla jonë...ka pasur kërkesa këtë vit për të punësuar kuzhinierë nga shkolla jonë.’ – tha një instruktore kuzhine.

Në total në këtë qendër ofrohen 15 lloje kursesh apo trajnimesh.

"Ofrojmë formim dhe trajtim për kuzhinë, elektrik saldatar, ndërtim, riparime elektrike, berber. Kanë mbaruar trajnimin 350 kursantë dhe pothuasje në këtë periudhë vazhdojnë kursin 300 persona...Nga kurset më të frekuentuara kuzhinë, elektrikë, parukeri-estetikë, riparim elektroshtëpiake, etj. Një pjesë e kursantëve kanë synim edhe tregun e jashtëm. Nga gjurmimi që kemi bërë ne, mbi 150 kursante u punësuan në privat brenda e jashtë vendit gjatë vitit të fundit", tha Lila.

Regjistrimi bёhet nёpёrmjet Zyrave tё Punёsimit, ndërsa vitin e kaluar janë punësuar 150 të rinj që mbaruan kurset profesionale në Fier.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?