Të rinjtë ikën, lanë pleqërinë vetëm! Fshati ‘Shën Pjetër’ në Fier përgjysmon popullsinë në 5 vite, mbyllet shkolla

3 Nëntor 2022, 16:39| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 16:54

  • Share

“Të keqen nëna fëmija ikën u larguan lanë pleqërinë vetëm”…

Nëna Fana pret në pragun e derës të shohë fëmijët. 85-vjeçarja nga fshati Shën Pjetër i Fierit, nga 8 fëmijë 6 i ka në emigrim.

“U larguan për një jetë të mirë, por nëna i do këtu, se nëna as ngrihet dot, po ca të bëjë nëna e shkretë i do fëmijët këtu me nipër e mbesa”, u shpreh Fana Llupi.

Fshati është përgjysmuar gjatë 5 viteve të fundit, tregon kryeplaku.

“Para 5-6 viteve kemi qenë 1800 banorë, ndërsa sot kanë mbetur 800. Janë larguar për arsye ekonomike. Tokat nuk i punojnë dot se s’ka subvencione nga qeveria. Për shembull disa familje nuk kanë marrë aktin e tokës në pronësi dhe pa atë nuk merr dot subvencionet e naftës. Me rritjen e çmimeve jeta sa vjen e vështirësohet dhe një pjesë zgjodhën të ikin në emigrim”, tha Agron Semani,  kryeplaku i fshatit.

Në rrugë sheh veç të moshuar dhe shtëpi të braktisura. Shkolla prej vitesh është mbyllur, ka mbetur një kopsht fëmijësh, i rrënuar. Papunësia dhe mungesa e mbështetjes për bujqësinë janë shkaqet kryesore të emigrimit masiv.

“Papunësia i bën të gjitha. Fëmijët na kanë ikur na kanë braktisur. Kanë qenë 4 klasa gumëzhinte fshati. Tani kanë ikur të rinjtë jashtë vendit, ka 3-4 vite që nuk bëhet asnjë dasmë. Kush ka mbetur këtu?!”, thanë banorët Llukan Spiro dhe Lili Papa.

Shën Pjetri dikur ka qenë i populluar për shkak të pozitës gjeografike, pranë detit dhe vetëm 10 km nga qendra e Fierit. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eva: 03/11/2022 23:45

    Jo,nuk ka per t'u bertitur,por ka per t'i supertaksuar pse lane tokat djerre e fshatin shkrete! Po bashkohem me ty Iris. Shkuan punuan tokat e grekut pavaresisht se i detyroi deri te nderronin identitetin e emrin. Nga veteriner perfunduan punetore ndertimi ne Itali e Angli.

    Përgjigju
  • Iris: 03/11/2022 22:32

    Jo,nuk ka per t'u bertitur,por ka per t'i supertaksuar pse lane tokat djerre e fshatin shkrete!

    Përgjigju
  • Ali: 03/11/2022 17:33

    Kujdes se do tu bertase Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?