Të rinjtë në Lezhë me fokus në arsimin profesional! ‘Pakt’ me 120 biznese, nga bankat e shkollës në punë

11 Korrik 2023, 16:27| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 16:35

  • Share

Arsimi i mesëm profesional po shihet si zgjedhja e duhur për ata që duan të përfitojnë një profesion dhe të nisin punën shpejt. Në Lezhë, interesi i nxënësve të orientuar drejt shkollave profesionale është në rritje.

Drejtori i shkollës profesionale, Bardh Dedgjonaj teksa liston degët më të preferuara, sqaron se regjistrimet kanë nisur që në ditët e para të korrikut. 

“Matura shtetërore u mbyll shumë mirë, të gjithë nxënësit I kemi të punësuar. Disa nga ata kanë aplikuar edhe për shkollë të lartë. Shkolla fron 5 drejtime të ndryshme, që të 5 shumë të kërkuara nga grupi I punës. Kemi ndërtuar laboratorë të reja, kemi fituar në projekt të ri, gjithçka në funksion të nxënësve në shtator. Degët më të kërkuara ndër vite janë hoteleri turizëm dhe teknologjia.”- tha drejtori i shkollës, Bardh Dedgjonaj.

Shkolla e mes profesionale "Kolin Gjoka" frekuentohet nga nxënës që vijnë nga zona të ndryshme të Veriut, pasi në funksion të saj është dhe konvikti. Po kështu këtë vit janë shtuar kategoritë që do përfitojnë bursa.

“Kush vjen nga larg kemi konvikt, gjysmë burse për çdo vajzë pavarësisht rezultateve. Paguhet transporti nga shteti për të gjithë ata që vijnë nga një distancë 5 km”- tha ai.

Nevoja e sektorit privat për punonjës të kualifikuar po nxit të rinjtë drejt arsimit profesional, ku pjesa më e madhe e nxënësve punësohen që në bankat e shkollës.

Me bizneset marrëdhënie të shkëlqyera, kemi mbi 120 biznese rajonale që bashkëpunojmë. Gjatë sezonit të verës të gjithë janë në punë.

Shkolla e mesme profesionale e Lezhës ka rreth 300 nxënës dhe për vitin e parë regjistrimet janë të hapura deri më 20 korrik.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?