Politikë

Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin

16 Janar, 19:18| Përditesimi: 16 Janar, 19:41

  • Share

Të rinjtë, të cilët janë pjesë e partive politike kanë komentuar zgjedhjet e 11 majit 2025.

Nikola Kedhi, nga departamenti ‘Brain Gain’ në PD, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazterin Arbër Agalliu, u shpreh se këto zgjidhje janë vendimtare. Sipas tij, qeverisja e Edi Ramës është më e keqja që ka pasur vendi.

‘Mendoj se këto zgjedhje janë vendimtare, është e dukshme që kjo është qeverisja më e keqe që ka pasur vendi dhe qeveri antishqiptare, janë larguar mbi 1 milion njerëz në 10 vite. Dhe s’ më duket shenjë e një qeverisje të suksesshme. Varfëria është rritur, arsimi është në degradim total. Po ashtu, shëndetësia me denoncimet e vazhdueshme që ndodhin’, tha ai.

Teksa bëri një krahasim midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ai tha se ky i fundit e çoi Partinë Demokratike vetëm në humbje.

‘Basha e mori PD dhe e çoi në humbje të njëpasnjëshme, kështu që flasin vet rezultatet e tij dhe s’kanë të krahasuar. Berisha u pëlqen ose jo njerëzve është figurë historike, është i lidhur me protestat e studentëve të dhjetorit, me liberalizmin e vizave me hyrjen në NATO. Berisha siguroi zgjedhje të ndershme dhe të lira në 2013 dhe rotacion. Kur Berisha pa që PD u mor peng nga ish kryetari, krijoi foltoren’, tha ai.

Për Arlind Kullollin, nga Akademia politike e PS, zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin e vendit në BE.

‘Këto zgjedhje janë pika kyçe e Shqipërisë për rrugëtimin e saj në BE. Unë kam jetuar në Francë dhe kam parë mundësinë që atë Europë që është atje ta shohim edhe këtu në Shqipëri dhe kjo mund të bëhet vetëm falë qeverisjes së Edi Ramës. Shëndetësia sot në krahasimin me 2013 është si dita me natën. Unë punoj në spitalin ushtarak dhe spitali nuk kishte asgjë përveç duarve të mjekut në vitin 2013’, tha ai.

Ai u shpreh se Berisha shihet si një model nga të rinjtë, ndërkohë që ka bërë makabritete në këtë vend.

‘Këta të rinj që shohin si model frymëzimi Berishën që të gjithë shqiptarët e dinë kush është, Berisha ka bërë makabritete në këtë vend, sot ai është si ai që nëse ecën në një fushë e djeg fushën mbrapa. Kush është nga PD kandidatë për kryeministër? Të gjithë të rinjtë dhe të rejat e gjejnë shpëtimin e tyre tek Berisha, Berisha ka djegur çdo figurë të re në PD dhe Bashën e zgjodhi vet. Kryeministri Edi Rama ka bërë zotimin që në listat e PS ata që kanë disa mandate do jenë në listat e hapura, në mënyrë që të rinjtë të kenë një mbrojtje në raport me aktualitetin politik shqiptar. PS ka promovuar gjithmonë figura të reja’, tha ai.  

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?