’Të rinjtë nuk shohin dot përtej vetes së tyre’, ja përse po dështojnë marrëdhëniet në çift

8 Korrik 2020, 12:01| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 12:08

  • Share

Pse të rinjtë dashurohen më pak?  Kjo pyetje lind nga një studim i bërë së fundmi në Amerikë, ku sipas tij të rinjtë sot dashurojnë më pak.  Në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’  ishte e ftuar psikologia Orjola Plaku, e cila e pyetur për këtë temë u shpreh se janë disa faktorë që ndikojnë në marrëdheniet që krijojnë të rinjtë sot.

‘’ Të gjtihë jemi fokusar në aspektin e zhvillimit individual, mirëpo karriera, pozicionimi, statusi, arritja e një statusi social- ekonomik kërkon që të investohet shumë dhe kjo sigurisht që afekton pjesën e marrëdhënies që do të sjelli dhe risqe pastaj për tu përballur më një zgjidhje martese në fund fare. Por edhe mungesa e të pasurit një fëmijë, domosdoshmërit ndikon në pjesën e zbehjes së marrëdhënies së një cifti, pasi kalon një fazë e caktuar dhe fillojnë gjërat duke u konsumuar, fëmija ndikon pozitivisht në pjesën e lidhjes emocionale të ciftit.

E pyetur nëse teknologjia është shkaku që ka ndikuar në këtë pjesë, ajo shprehet se është një faktor por që ka edhe mjaft të tjerë që ndikojnë.

‘’ Varet edhe nga karakteristikat personale të indiividit, varet nga dëshira që ka për të qënë I përfshirë, nga përgjegjshmëria që ka për të qënë në një marrëdhënie të shëndetshme. Dmth janë një sërë faktorësh që ndikojnë.

Ndërsa përsa i përket speciifikisht rinisë shqiptare, edhe pse nuk ka studime të mirëfillta duket se apo ecin në të njëjtat hapa si bashkëmoshatarët e tyre në vendet e tjera.

‘’ Në fakt nuk ekziston një studim I mirëfilltë përsa I përket marrëdhënieve por ajo cka unë mendoj , nga vëzhgimet e mia është që individët janë më të predispozuar të jenë të fokusuar tek vetja, dmth nuk arrijnë të shohin dot përtej vetes së tyre, mirëpo ky lloj egoizmi nëse do ta etiketoja ndikon në pjesën e marrëdhënies me partnerin apo partneren.

Ndërsa thekson se një marrëdhenie e shëndetshme karakterizohet nga një komunikim adekuat me njëri- tjetrin. 

D.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dash nori: 09/07/2020 08:40

    e cte dashurosh ne kete kohe te dhjer materialiste? ku behet hesapi se cdo te perfitoj une, si tja fus tjetrit (ne kuptimin sekular), etj etj. Dashuria nuk eshte dicka e ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?