Kronikë

Të rinjtë protestojnë në Gjirokastër: Kërkojmë drejtësi për Mateon, të rikthehet dënimi me vdekje! Të vendosim rregulla në këtë shtet

20 Nëntor 2021, 15:40| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 17:02

  • Share

Disa të rinj kanë protestuar mesditën e sotme në Gjirokastër, pas vrasjes së të miturit Mateo Vasiu në Fier nga Klodian Çalamani. Me pankarta në duar, të rinjtë kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje. Ata shprehen se duhet të mblidhen firma në të gjithë vendin duke kërkuar drejtësi për 8-vjeçarin Mateo Vasiu.

"Për Mateon, denonconi vrasësit, denonconi çdo padrejtësi"-shkruhet në pankartat e të rinjve. Kujtojmë se qindra qytetarë po firmosin një peticion që kërkon dënim me vdekje për një vrasës, Klodian Çalamanin. 

"Këtë iniciativë e morën për shkak të kësaj ngjarje që tronditi të gjithë Shqipërinë, dhe të gjithe emigrantët. Kemi moshatarë të Mateos, që kërkojnë të drejtën për shokun e tyre. Kjo ngjarje për faj të dikujt që s'dijmë si ta emërtojmë. Të thuash vrasës është pak. T'i japim zgjidhje këtij problemi që i ndodhi familjes së Mateos, por kjo ngjarje mund të na ndodhë edhe ne.

Të bëjmë atë që është më e mira për të gjihë ne, ndoshta dënim me vdekje, ndoshta dënim me burg përjetë. Merrni përsipër peticione për të mbështetur familjen e Mateos dhe për të vendosur rregulla në shtetin tonë për të parandaluar këto ngjarje. Në 24 orët e fundit kemi patur 4 raste të përdhunimit të fëmijëve. Ju bëj thirrje të na bashkoheni për peticionin dhe për të marrë firmat që të arrijmë aty ku familja e Mateos do të donte."-shprehet një protestuese.

8-vjeçari Mateo Vasiu u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani më 16 nëntor, në një fshat të Fierit. Autori, ka qenë i dënuar më herët për pengmarrje.

Si ndodhi ngjarja?
Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij. Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç'ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat.

Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.

Kush është Klodian Çalamani?
Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën.

Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Asokohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës me datë 06.08.2009

Lidhja që kishte fëmija me autorin
Përveç se fqinj me njëri-tjetrin, Report Tv mëson se viktima ishte nipi i shokut të autorit, Florian Vasiu, me të cilin së bashku rrëmbyen vajzën në 2006 dhe e kërcënonin se do e gjymtonin. Kjo shpjegon afrimitetin që kishin viktima dhe autori, në komunikimin e tyre të fundit që u kapën nga kamerat e sigurisë.

Ora 16:38
Durrrësi zhvillon homazhe për Mateon e vogël: Që të rritem duhet të jem gjallë, mos na i ndërprisni ëndrrat

“Që të rritem duhet të jem gjallë”, “Mos na i ndërprisni ëndrrat”, “Mbroni fëmijët të ardhmen tonë”...janë këto disa nga pankartat të cilat kanë mbajtur në duar disa prej fëmijëve në qytetin e Durrësit, në homazhe e zhvilluara për Mateon e vogël. Homazhet për vogëlushin që u vra në mënyrë makabre, janë shtrirë në disa qytete, mes tyre edhe Durrësit. Në fund qytetarët kanë hedhur në qiell edhe tullumbace të bardhë...për Maeton e vogël.

Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët janë bashkuar në sheshin kryesor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?