Bizneset në krizë për punonjës por rritet papunësia për grup-moshën 15-29 vjeç

18 Prill 2023, 08:35| Përditesimi: 18 Prill 2023, 16:19

  • Share

Teksa tregu i punës është përfshirë në emergjencë kombëtare për punonjës në të gjithë sektorët e ekonomisë në kryeqytet dhe në qarqe, papunësia në grupet e reja të popullsisë shënoi rritje në tremujorin e fundit të vitit 2022 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2021, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT.

Në tetor-dhjetor 2022 rezultuan të papunë 75,050 persona të moshës 15-29 vjeç, ose 3,669 te rinj më shumë të papunë se njëjta periudhe e vitit të mëparshëm, me rritje gati 5.1 %. Gjithashtu treguesi i punësimit tregoi zhvillime negative duke raportuar rënie të punësimit tek të rinjtë me 0.3% për të njëjtën periudhë krahasimi

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 21,5 % në 3-mujorin e fundit 2022. Krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2021, shkalla e papunësisë për të rinjtë është rritur me 0,9 për qind. Krahasuar me tremujorin e tretë 2022, ky tregues është rritur me 1,0 pikë përqindje.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se tregu i punës në vendin tonë paraqitet problematik për grup moshat e reja. Emigracioni i lartë i moshave të reja në fakt duhet të ndihmonte në integrimin me të mirë në tregun e punës për të rinjtë e mbetur në Shqipëri. Por teksa popullsia e të rinjve po bie me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve, dhe nga ana tjetër kërkesa nga bizneset për punë po rritet rrjedhimisht punësimi tek të rinjtë duhet të rritej.

Anketa me të hollësishme mbi zhvillimet në tregun e punës udhëzojnë se modeli ekonomik në të cilën është bazuar vendi ynë nuk ofron vende pune atraktive për të rinjtë.

Aktualisht ofertën më të lartë për pune e kanë sektorë më vlerë të ulët pagese të tilla si fabrikat në industri tekstile, punonjës pastrimi nga hoteleria dhe punëtore krahu në sektorin e ndërtimit. Të rinjtë e sotshëm nuk preferojnë të punojnë në këto sektorë me një lodhje të madhe fizike kundrejt një pagese të ulet në kufijtë e minimales.

Duke përjashtuar të rinjtë zhvillimet në tregun e punës ishin pozitive përgjatë gjithë vitit 2022. Në tremujorin e fundit, papunësia në popullsisë mbi 14 vjeç shënoi ulje me 2181 persona, më rënie vjetore 1.3 %. Rënia më e madhe i takon grup moshës 30-64 vjeç, me -9% ose 8105 të papunë më pak.

Shqipëria ka shfaqur problematikë të vazhdueshme në punësimin e të rinjve dhe gjithashtu renditet në vendet e para në Europë për përqindjen e lartë te të rinjve që nuk janë as në punë dhe as në ndonjë trajnim.

Në vitin 2020 rreth 28 për qind e të rinjve të moshës 15-29 vjeç nuk ishin as në punë dhe as duke ndjekur ndonjë shkollë apo trajnim. Kjo situatë tregon se edhe në ardhmen afatgjatë tregu i punës në vendin tonë do të vuajë nga mungesa e aftësive në tregun e punës dhe ekonomia do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të tu ofruar drejt një modeli që prodhon mallra me vlerë të lartë në tregjet ndërkombëtare./Monitor

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ARimi: 27/04/2023 11:56

    Ateher krahu i punes ishte e vetmja mundesi per ta cuar ekonomin tone pase viteve 90 me renien e sistemit Ai u La i lire dhe emigroi u formua andej profesionalish dhe familjen praktikish sote e ka te huaj pra te pa interesuar ketu ose shume pak e interesuar Per Ata qe jetuan ketu ka nje zhgenjim per cka punuan keto 30 vite e ardhur Kursim consum eshte negativ pra nuk kane stabilitet ne familje ne. Prone dhe jete dhe taksat qe paguan jane vjedhure ose jane investuar keq ...gjithe jeta politike ekonomike dhe sociale eshte e monopolizuar te 10 /qind e shoqeris me gare te padrejt sigurisht Tani ti pret qe kete histori Ta haje dhe i bire apo e bija e tij sic hengeren prindrit sote ate te baballarve te tyre ne kohen e Enverit. SIGURISHT. ka nevoj per Reflektim nga te gjithe vendi jone dhe ne do ta vuajm prap por jo pa u trehequr te dyja palet jo te rriten Rrogat dhe ato ti gerryej inflacioni jo te jete dikush i afet dhe ti haet e drejta jo me zgjedhje te fortesh ne vendimarrje jo me pa sindikata jo me korrupsion jo me e di ti kush jam une ca te bej une jo me pa moral ne rrug pa moral ne shpi Pra kur formon nje te Ri ne familje shkoll apo shoqeri apo me injisativa si kurset duhet te punohet pak dhe saket pra Ata mos ti vrasesh qe ne fillim do paguhesh me page minimale 6muaj e ngex ne nje firm X dhe e njejta histori por futet gara ne 10 15 20 kerkesat qe ka tregu per pune kush certifikohet me rezultat te merituar punsohet dhe paguhet denjesisht dmth Ai i ri api e re pet 20 vite pune e ardhura e kursyera dhe e konsumi qe jane 60 me 40 ne favore te konsumit....kursimi ti garantoj atij shtepi pra futet 20 vjec ne pune 40 ka shi po te jete cifte ka dy shpi ose vlere = dhe keshtu nuk eshte i varur nga femijt dhe ateher njerzit kerkojn vete te vdesin ne Ate vend sese pane qe bene familje dhe shpi ne jete..

    Përgjigju
  • Toni: 18/04/2023 10:56

    Biznesmenet shqiptare duan skllever, jo punetore. As bangladeshasit nuk i rrine, po ikin me vrap sa shohin kushtet e punes.

    Përgjigju
    • Populli: 18/04/2023 14:30

      Ke shume te drejte Toni,ketu bizneset duan skllever me rroga qesharake ndersa per vete duan fitim 200%-300% ,per mos fole pastaj per trajtimin qe i behet puntorit ne pune.Le te paguajne bizneset Shqiptare deri ne 60% takse nese fitojne shume si gjithe Evropa pastaj te shikojme do paguajne me shume per puntorin apo jo

  • Biznesmen: 18/04/2023 10:09

    Shumë qani për biznesin që nuk ka puntorë? Pse asnjë biznesmen nuk krijon një biznes që të krijojë puntorë? Puntorë të rritur "falas" nga familjet shqiptare s'ka më, që ti shfrytëzojë biznesi, ashtu si na i merr Gjermani mjekët. Nuk prodhon më fabrika e familjes shqiptare , është mbyllur, faliment. Tani është në dorën e privatit t'i prodhojë.

    Përgjigju
  • Petrit: 18/04/2023 08:42

    Ne nje ekonomi informale si e Jona, statistikat asnjehere nuk shprehin realitetit. Me shume krijojne konfuzion se sa ndihmojne. Pra totalisht shpenzim i kote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?