Ndryshimet klimatike po shqetësojnë gjithnjë e më shumë komunitetet kudo në botë, por edhe në Shqipëri. Për të rritur informacionin mbi efektet e ndryshimeve klimatike, e në veçanti ndikimin në jetën e grupeve vulnerabël dhe të margjinalizuara, në kuadër të Akademisë së Ambasadorëve të Klimës, një grup të rinjsh italianë dhe shqiptarë u mblodhën në Durrës dhe në Matera të shtetit fqinj.
“Ky aktivitet ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve në Shqipëri dhe në Itali për efektet e ndryshimeve klimatike, impaktin që kanë në mjedis dhe në grupet vunerabël. Nga studimet e ndryshme kemi vërejtur se efektet e ndryshimeve klimatike janë të gjithë anshme, pasi sjellin dhe katastrofa të ndryshme. Sigurisht që ka dhe një impakt negativ tek të gjithë njerëzit. Duam të rrisim informacionin dhe të aktivizojmë të rinjtë për të qenë faktor ndikues për mbrojtjen e mjedisit”.
Ata vizituan edhe zonat ku këto efekte janë të dukshme.
“Për ne është shumë urgjente që të flasim për ndryshimet klimatike sepse është diçka që do ndikojë në jetën e të gjithëve. Specifikisht tek rinjtë sepse ato do të shikojnë efektet më të këqija që do japin ndryshimet klimatike. Kjo është arsyeja pse ne po flasim me të rinjtë. Duke edukuar të rinjtë do sjellë një ndryshim”
Ky aktivitet pati për qëllim edhe krijimin e dialogut ndërkulturor, pasi pjesë e tij ishin nga komunitete të ndryshme.