Politikë

Rama: 'Listë të zezë' me ndërtuesit që shkelin lejen! Arkitektët përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti

28 Korrik, 12:47| Përditesimi: 28 Korrik, 15:58

  • Share

TIRANË- Me reformat e reja ligjore, qeveria parashikon masa represive ndaj ndërtuesve që shkelin lejet e ndërtimit. Ndërsa mori pjesë në prezantimin e një start up-i të krijuar nga të rinjtë, për financimin e sektorit të ndërtimit, kryeministri Edi Rama tha se do të kenë një listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit dhe se masat do të jenë të ashpra, si përshembull nuk do tu jepet më leje ndërtimi.

“Karrota nga një ana, shkopi nga ana tjetër, në të kundërt e kemi të pamundur, mund të humbasim shans historik dhe s’do afrohet njeri për të financuar. Këto projekte të mëdha s’mund të realizojmë siç duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, tek klerinku dhe blerësit e rastit brenda vendit. Listë të zezë për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat, pamundësi për të marrë leje”, tha Rama.

Masa të ashpra parashikon edhe për arkitektët të cilët do të vendosen përballë përgjegjësisë ligjore në rast se ndërtimi ka devijuar nga projekti për të cilin është dhëna leja. Ky është një ndër problemet me të cilat po përballemi aktualisht, tha kryeministri Rama, duke theksuar se ndërtuesve u jepet leja dhe më pas ndërtimi shkon në drejtim të paditur. Rama kujtoi se kantieret e ndërtimit do kenë kamera 24 orë.

"Ky është një problem që e kemi sot të shtruar në tryezë, si do të arrijmë që projektet ti realizojmë besnikërisht. Bëhet ajo punë bashkë me investitorët dhe ndërtuesit, bëhet ajo punë për ti filtruar dhe për t’i kaluar në procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur. Ndryshojnë edhe volume, këtu është detyra jonë ta adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore, që do përfshijnë arkitektin si personin garant, që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit. Kjo nuk është çështje masash ligjore, por vetëdije nga ana e investuesve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg të ri financiar që mund të bëhet një burim shumë i shpejtë", tha Rama.

Në takim, kreu i qeverisë së bashku me një grup të rinjsh, u prezantuan ndërtuesve edhe një formë të re financimi, që sipas Ramës shmang nevojën për shitjet në gropë.

Këto projekte të mëdha s’mund të realizojmë siç duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, tek klerinku dhe blerësit e rastit brenda vendit. janë projektet tw financuara nga institucione dhe nga fonde investimesh që nuk janw banka drejtpërdrejtë dhe që përfaqësojnë investitorë të interesuar, që nga investitorë të mëdhenj, deri te investitorë fare të vegjël, që janë investitorë që duan të blejnë një apartament apo duan të blejnë një shtëpi në plazh", tha Rama. 

Për t’iu përshtatur zhvillimit global, kryeministri Edi Rama se çdo kompani që ka më shumë se 100 punonjës duhet të ngrejë edhe një qendër inovacion brenda saj.

Ora 13:27
‘Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër’, Rama: Masa represive për ndërtuesit, listë të zezë për ata që shkelin lejen! Monitorim 24 orë me kamera kantiereve

 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ‘represive’ ndaj ndërtuesve që nuk zbatojnë besnikërisht projektet dhe lejet e ndërtimit. Rama theksoi se ndihma dhe mundësitë që po hapen për industrinë do të shoqërohen me rregulla të rrepta: “Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër.” Rama tha se qeveria do të krijojë një listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, të cilët do të përjashtohen nga marrja e lejeve të reja, ndërsa të gjitha kantieret do të pajisen me kamera sigurie për monitorim 24 orë.

“Këtë vit do ta çojmë më tutje, në dy tre vitet në vijim do ta bëjmë intensive pjesëmarrjen tonë në panaire të mëdha të real estate, të pasurive imobiliare për të prezantuar projekte, investimet potenciale, për të prezantuar investitorët, palët e tjera të interesuara. Nga ana tjetër, kjo kërkon garanci. Garancia është realizimi i projekteve në mënyrë besnike, ne do bëjmë çmos që nga ana jonë të ndërtojmë një plan masash të reja represive që do duhet të balancojnë pjesën e gjithë mbështetjes dhe të gjithë kanaleve të reja që do përpiqemi të hapim për ju dhe industrinë e ndërtimit, karrota nga një ana, shkopi nga ana tjetër, në të kundërt e kemi të pamundur, mund të humbasim shans historik dhe s’do afrohet njeri për të financuar. Këto projekte të mëdha s’mund të realizojmë siç duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, tek klerinku dhe blerësit e rastit brenda vendit. Listë të zezë për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat, pamundësi për të marrë leje. Kantieret e ndërtimit do kenë kamera 24 orë, kjo gjë do t’iu vlejë dhe juve në ndjekjen e punës dhe praktikën tuaj. Është shumë e vlefshme për të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe garantimin e projektit”, tha Rama.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Latif: 28/07/2025 19:59

    Nga Drejtoria Pergjitheshme e Doganave kur do kalosh zotrote?

    Përgjigju
  • Ark-inxh: 28/07/2025 19:58

    Merru me inxhinieret e zbatimit te cilet ndryshojne projektet e arkitekteve sebashku me investitorin dhe Arkitekti ndihet i pafuqishem para tyre.

    Përgjigju
  • Emigranti: 28/07/2025 17:09

    Po Muli Kadena ka devijuar nga projekti ne Skele te Vlores? Po lejen e ka shkelur? Kur do prishet?

    Përgjigju
  • Hasan Spahiu: 28/07/2025 17:08

    Jo 100 mije per sigurise ne pune. Ne Madonna di Campilio te trentos, nje punto rezohet nga skela, jo per faj te tij. E coi ceshtjen ne gjyq sindikata dhe puntori, shqiptar kosovare, u demshperblye me 300 mije euro, vetem per plagosje, demtim te kembes.Punedhenesi, qe do te Tia line pergjegjesine puntori, pagoi 300mije euro.

    Përgjigju
  • Mjaft me "Dekllarata"!: 28/07/2025 17:01

    Arkitekti ben 2 projekte, Nje per Letrat/LEJET, e Tjetrin per ZBATIM nga inxhinieri. ------------ PROBLEMI REAL qe sorrollatet kryeministri SOT eshte "KAPJA e veshit nga prapa KOKES = binomi INVESTITORE/NDERTUES" eshte PROCEDURA e koduar 'KURBANI' - (Hyp se te vrava, zbrit se te vrava!).

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji.: 28/07/2025 17:01

    Shume e mirepritur pergjegjesine e arkitektit ne ndjekjen dhe realizimin e projekt it kur eshte dhene leja e ndertimi. Kam punuar ne ndertim rreth 20 vjet ne Trentino TE Italise. Vinte cdo muaj arkitektit per te pare si dhe ne cfare cilesine eshte zbatuar projekt I. Edhe seksionet e hekurit edhe cilesia e betonit shkonte Ne analize laboratorike. Jo sic ndodh ketu, NUK do t'ja dije per faktin e projekt it dhe firme se tij, por vetem per Xhepin.Dhe faji e mban kryetari I bashkise. Pergjegjesine ligjore duhet edhe per inxhinierin qe jep leje e banueshmerise.

    Përgjigju
  • Barcoleta: 28/07/2025 15:52

    Je bere barcolete si Ramizi aty nga 1988-1989 qe s'dinte c'te shpikte per te kaperdire cudirat e nje sistemin te kalbur. Edhe ti aty afer je, cdo gje eshte jashte kontrollit dhe askush nuk beson ne donje gje.

    Përgjigju
  • Siguria Pune: 28/07/2025 14:05

    Zoti Kryeminister cdo kompani ndertimi ku nderton mbi 3-4 kate dhe ka fatalitet (humbje jete/demtim te rende) te punonjesve te ndertimit duhet ti shtohet gjobe fikse 100,000$ gjobe nga shteti dhe 100,000$ sigurim per punonjesin/familjaret e demtuar , kjo u jep cilesi dhe trajnim pasi jeta e njeriut eshte kryesore

    Përgjigju
  • lymi: 28/07/2025 13:49

    dakort po me 30 kateshin ne mes te durresit c behet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?