Të rinjtë surprizojnë mikeshën e tyre, i dhurojnë pemë për ditëlindje! Veliaj: Sot kemi mbjellë shpresë! Kollaj të shash e mashtrosh (VIDEO)

20 Janar 2021, 12:48| Përditesimi: 20 Janar 2021, 18:08

  • Share

Zëvendësministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi zgjodhi ta urojë ndryshe vajzën e saj për 15-vjetorin. Së bashku me djalin, shokët e shoqet e klasës, por edhe këngëtaren Valbona Mema e kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj ata mbollën 7 pemë në Parkun e Liqenit, një dëshirë e vetë të rinjve të cilët me gjestin për mikeshën e tyre dhanë edhe një mesazh mjaft të rëndësishëm për kryeqytetin.

Zëvendësministrja Çuçi falenderoi të rinjtë të cilët zgjodhën të mbjellin pemë këtë ditë të veçantë.

“Ky është një mesazh për të gjithë ne të cilin duhet ta ndjekim! Në vend të një feste për ditëlindje, të mbjellim oksigjen për veten tonë, për fëmijët tanë, sepse Tirana është e fëmijëve, ata do ta trashëgojnë”, tha ajo. 

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Valbona Mema u shpreh e lumtur që iu bashkua një nisme të tille dhe ftoi edhe të gjithë qytetarët të bëjnë të njëjtën gjë, sepse të fal vërtet një kënaqësi të veçantë.

“Mora një kënaqësi shumë të madhe, sepse është një gjest që duhet ta bëjnë të gjithë. Të faleminderit shumë që bën kaq shumë gjëra të bukura për Tiranën!” u shpreh ajo për kryetarin Veliaj.

Kryebashkiaku tha se puna më e vështirë është të jesh një qytetar i mirë. Ai i ftoi të gjithë t’i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve.

“Vendi ku jemi sot nuk ekzistonte më parë, as rruga, as pista e biçikletave, as ajo e vrapit. E gjitha ishte një ferrishte e zaptuar, pa pemë. Madje digjej plastikë dhe popullohej nga disa baraka të ndërtuara pa leje. Në fillim ishte si të qëroje oriz, por pak nga pak e kthyem në një hapësirë publike dhe sot është ndoshta hapësira më cilësore publike që kemi në Tiranë. Parku i Liqenit është dyfishuar, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Nuk kemi mbjellë vetëm oksigjen, por edhe shpresë se ky vend bëhet po të japim të gjithë nga një dorë”, tha Veliaj.

Në këtë kohë pandemie shumë qytetarë të Tiranës parapëlqejnë që si dhuratë për ditëlindje të mbjellin pemë për t’i shtuar gjelbërimin dhe oksigjenin qytetit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?